Media angleze The Sun ka ekspozuar sot Kryeministrin Edi Rama si kryepastruesin e parave të karteleve të kokainës në ndërtime në Shqipëri. Sipas “Sun” Edi Rama, duke marrë monopolin e lejeve të ndërtimit, ka monopolizuar edhe përvetësimin e parave të grupeve kriminale të përfshira në narkotrafik.
Trafikantët e drogës, për të marrë leje ndërtimi, adresohen te studio arkitekturore të lidhura me Edi Ramën në Belgjikë, Holandë e Itali.
Manualin e përqindjes që kishte kur drejtonte Bashkinë, e ka aplikuar edhe si Kryeministër, duke e kthyer strehimin në mollë të ndaluar për mijëra familje.
Janë me qindra emigrantë që kanë blerë prona me çmime të fryra në Tiranë dhe në bregdet, që Edi Rama të pastrojë paratë e krimit, të cilat më pas investohen në vendet e BE-së.
Edhe McGonigal rezulton se kishte interes që të përfitonte nga paratë e drogës që investoheshin në kullat e Tiranës.
SPAK duhet të ngrejë një Task Forcë për pastrimin e parave në ndërtim dhe të kërkojë ndihmën e DEA-s, e cila ka zyrë fizike në Tiranë.#GG#.

