Pse janë emërtuar kështu dhëmbët e pjekurisë ? Dentisti juaj mund t’i referohet atyre si molari i tretë. Por për të gjithë të tjerët, “dhëmbët e pjekurisë” janë emri për ato zgjatime që fillojnë të shfaqen në pjesën e prapme të gojës rreth moshës 18-24 vjeç. A keni menduar ndonjëherë se pse këta dhëmbë kanë pasur një reputacion kaq të lartë?
Si shumë fjalë të tjera, ne e kemi trashëguar këtë nga grekët e lashtë. Ata shkrimtarë në fakt kishin tre emra për këta dhëmbë që ‘lulëzojnë’ vonë, por emri i trashëguar më vonë nga anglishtja ishte “sóphronistér”. Kjo i referohej pjekurisë dhe aktit të mësimdhënies – aftësi këto që grekët e lashtë besonin se vijnë më vonë në jetë. Pra, juve ju dalin dhëmbët e pjekurisë në të njëjtën kohë kur filloni të bëheni të mençur, të paktën sipas të lashtëve.
Nga Dr. Alket Koroshi

