NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    2 hours ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    4 hours ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    8 hours ago
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Një tërheqje strategjike apo fundi i një Epoke? Çfarë po ndodh me OSF-në dhe Edi Ramën?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Kryesore
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
Kryesore
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Një tërheqje strategjike apo fundi i një Epoke? Çfarë po ndodh me OSF-në dhe Edi Ramën?

Neutrale
Last updated: 2025/09/24 at 3:45 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Nga Beqir Sina, New York

Mungesa e Ramës në OKB, një sinjal i distancimit? apo Rama në një pozicion të vështirë kur Trump u rikthye në pushtet në 2025?

A po tërhiqet Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) nga Ballkani, dhe çfarë do të thotë kjo për lidhjet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me elitat globale?

Në shtator 2025, mungesa e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe ndryshimet e mëdha strategjike të OSF-së kanë ngritur pyetje: A po dobësohen lidhjet e tij personale me figura si Aleksandër Soros dhe Huma Abedin? Apo kjo reflekton një zhvendosje më të gjerë në prioritetet globale të filantropisë?

Me këtë artikull dua të analizoi këto ndryshime dhe ftoi lexuesin vet të reflektojë: Çfarë na tregon kjo për natyrën e aleancave politike në një botë që po ndryshon?

Marrëdhëniet personale vs. Institucionale, një dobësi e Ramës?

Edi Rama ka ndërtuar karrierën e tij politike duke kultivuar lidhje personale me liderë globalë, nga familja Soros te figura të Partisë Demokrate në SHBA. Por a mund të mbështetej diplomacia shqiptare vetëm te këto lidhje?

Që nga viti 2013, Rama ka marrë pjesë pothuajse çdo vit në Asamblenë e OKB-së (2013, 2014, 2017, 2019, 2021, 2022, 2023, 2024), shpesh duke shkelur edhe atë traditën e krijuar të alternimit me presidentin për të theksuar rolin e tij si lider.

Këto vizita, përfshirë takimet me Fondacionin Soros dhe Iniciativën Globale Clinton, kanë qenë mundësi për të forcuar lidhjet personale, siç u pa në dasmën e bujshme të Aleksandër Soros dhe Huma Abedin në qershor 2025, ku Rama mbajti një dolli si “vëlla” i ngushtë i Alex-it.

Megjithatë, këto lidhje personale mund të jenë të brishta. Në 2016, Rama u përdor nga fushata e Hillary Clinton për të kritikuar Donald Trump-in në CNN, duke e quajtur atë “rrezik për Amerikën- botën dhe rrezik për marrëdhenjet me Shqipërinë”.

Kjo deklaratë, e nxitur nga lidhjet personale, e vuri Ramën në një pozicion të vështirë kur Trump u rikthye në pushtet në 2025.

A e dobësojnë marrëdhëniet personale aftësinë e Shqipërisë për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme institucionale me SHBA-në dhe BE-në? Çfarë rreziqesh sjell mbështetja te miqësitë individuale në një botë ku administratat ndryshojnë shpesh?

Ndryshimet Strategjike të OSF-së, nga Ballkani te Jugu Global

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, të themeluara nga George Soros, kanë qenë një forcë kyçe në Ballkan që nga vitet ’90, duke investuar miliarda dollarë për demokraci, reforma gjyqësore dhe integrim në BE.

Vetëm në Shqipëri, OSF-ja ka shpenzuar mbi 130 milionë dollarë që nga 1992. Por që nga 2022, kur Aleksandër Soros mori drejtimin, organizata ka kaluar në një “rimodelim strategjik”. Çfarë do të thotë kjo?

Sipas raportit të Devex-it të prillit 2025, OSF-ja ka reduktuar stafin nga 2,000 në 500 vetë dhe zyrat globale nga 40 në 13. Buxheti për 2025 është ulur në 1.27 miliardë dollarë nga 1.7 miliardë në 2023.

Fokusimi i ri është te Jugu Global – Afrika dhe Amerika Latine me 125.5 milionë dollarë të ndara për programe afrikane në 2023, duke u përqendruar në çështje si ndryshimet klimatike dhe shëndeti publik.

Në Europë, OSF-ja ka mbyllur zyra në Berlin (80% prerje stafi) dhe Bruksel (60%), duke kufizuar angazhimin në Ballkan përveç Ukrainës dhe Moldavisë.

Leonard Benardo, nënkryetar i OSF-së, shpjegon se ky ndryshim vjen si përgjigje ndaj rritjes së autoritarizmit, përfshirë në Shqipëri, ku modeli tradicional i promovimit të shoqërive të hapura po has kufizime.

OSF-ja tani ndjek një “opportunizëm strategjik”, duke ofruar grante më të mëdha dhe fleksibël për sfida globale si pabarazia dhe drejtësia klimatike. Por çfarë do të thotë kjo për Ballkanin? A po lë OSF-ja një vakum që mund të shfrytëzohet nga liderë autokratë? Apo tregon se shoqëritë si ajo shqiptare janë “pjekur” mjaftueshëm për të ecur vetë?

Mungesa e Ramës në OKB: Një sinjal i distancimit?

Në shtator 2025, për herë të parë pas viteve të pranisë së rregullt, Edi Rama mungoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, një ngjarje që përkoi me 70-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OKB dhe Sesionin e 80-të të Asamblesë. Kjo mungesë bie në sy, sidomos pas pranisë së tij të spikatur në dasmën Soros-Abedin në qershor, ku u paraqit si një mik i ngushtë i çiftit. Po ashtu, Rama nuk mori pjesë në Takimin Vjetor të Iniciativës Globale Clinton, një ngjarje ku ka qenë i pranishëm rregullisht.

A tregon kjo një distancim nga elitat globale, si Soros dhe Clintonët, apo një ndryshim në prioritetet e Ramës? Kritikët spekulojnë se lidhjet e tij me Soros-in dhe Abedin-in, të forcuara përmes takimeve si ato në Ohër (2022) dhe Beograd (2023), mund të jenë dobësuar për shkak të ndryshimeve gjeopolitike, përfshirë ardhjen e Trump-it në pushtet.

Për shembull, hetimet e vazhdueshme për ish-drejtorin e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, ku emri i Ramës përmendet mbi 30 herë, mund të kenë ndikuar në strategjinë e tij diplomatike.

Por, a është mungesa e Ramës një zgjedhje taktike për të shmangur konfliktet, apo një shenjë se ai po humbet mbështetjen e aleatëve të dikurshëm?

Implikimet për Shqipërinë dhe Ballkanin: Një vakum apo mundësi?

Reduktimi i pranisë së OSF-së në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë, ngre pyetje për të ardhmen e shoqërisë civile dhe demokracisë në rajon. Me buxhet më të kufizuar, OSF-ja vazhdon të mbështesë iniciativa si integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, por me fokus më të vogël.

Kritikët, si Sali Berisha në Shqipëri, e akuzojnë Ramën si “kukull të Soros-it”, duke e lidhur me investime kontroverse si porti i Durrësit dhe Iniciativa e Ballkanit të Hapur.

Në Serbi, presidenti Vuçiç balancon takimet kordiale me Soros-in me retorikë anti-Soros në “propocion” me median pro-qeveritare në Serbi.

Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Mungesa e fondeve të mëdha nga OSF-ja mund të krijojë një vakum, ku dinamikat lokale shpesh të polarizuara të dominojnë. Por mund të jetë edhe një mundësi, që mund të shfrytëzojë Shqipëria këtë moment për të ndërtuar institucione më të forta dhe të pavarura.

Dhe çfarë na mëson kjo për natyrën e aleancave globale. A janë lidhjet personale, si ato mes Ramës dhe Soros-it, të destinuara të zbehen kur interesat divergjentë dalin në pah?

Në këtë analizë mendojë se reflektimi mbi aleancat dhe të ardhmen, rezulton se ndryshimet strategjike të OSF-së dhe mungesa e Ramës në OKB-në e 2025-ës të bëjnë të mendojmë për natyrën e përkohshme të aleancave politike dhe filantropike.

Nga dasma e bujshme e Soros-Abedin te “moskalimi i oqeanit” në shtator, kjo histori tregon se entuziazmi i fillimeve shpesh përballet me realitetin e interesave të ndryshme.

Për Shqipërinë, sfida është të kalojë nga varësia ndaj lidhjeve personale te diplomacia institucionale, që mund të sigurojë stabilitet afatgjatë.

Ndërkaq, për Ballkanin, pyetja mbetet: Kush do të mbushë vakumin e lënë nga OSF-ja? Dhe si mund të ndalohen tendencat autokratike të Ramës dhë Vuçiçit në një rajon ku demokracia ende sfidohet?

Neutrale September 24, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
2 hours ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
4 hours ago
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
5 hours ago
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
6 hours ago
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
8 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?