NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    4 hours ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    5 hours ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    9 hours ago
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mimoza Rexhvelaj/ Burrnesha…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Kryesore
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
Kryesore
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mimoza Rexhvelaj/ Burrnesha…

Neutrale
Last updated: 2025/09/24 at 9:20 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Zanafilla e jetës mbi tokë është e qartë: Zoti krijoi burrin të parin dhe prej brinjes së tij gruan. Ne jemi rritur me dy gjini, me babën dhe nënën, me gjyshin dhe gjyshen, me vëllanë dhe motrën, me shokun dhe shoqen.

Prandaj, tendenca për të keqpërdorur fjalën “burrneshe” më duket jo vetëm e patetike, por e pavend.

Nga gjyshrit, por dhe leximi i librave më ka mësuar se:”Virgjëreshat e betuara” , ose burrneshat, nuk janë një anomali historike, ato janë një dëshmi e qëndresës dhe zgjedhjes së vetvetes brenda kufijve të një shoqërie patriarkale.

Një grua bëhet burrneshë duke u betuar me një betim të parevokueshëm, para dymbëdhjetë fshatrave ose pleqve fisnorë, për të jetuar beqari dhe për të përvetësuar një jetë që shkon përtej pritshmërive të saj gjinore.

Pas betimit, burrnesha lejohet të jetojë si një burrë. Ajo mund të vishet me rroba mashkullore, të përdorë emrin mashkullor, të mbajë armë, të pijë alkool, të marrë punët e meshkujve dhe të luajë rolin e kreut të familjes.

Në këtë mënyrë, burrnesha nuk kërkon vetëm lirinë e vet, ajo kërkon të kuptohet dhe të respektohet sipas parimeve që vetë ka zgjedhur, ndaj ajo sfidon pritshmëritë, por gjithmonë me një seriozitet të rrënjosur në betimin e saj.

Një grua mund të bëhet burrneshë në çdo moshë, shpesh për të kënaqur prindërit ose për të ruajtur dinjitetin e familjes kur një djalë nuk ishte dhënë nga zoti. Ky akt nuk është thjesht një kompromis, është një sakrificë e vetëdijshme, një mënyrë për të marrë kontrollin mbi jetën dhe fatin e saj në një botë që nuk i jep hapësirë gruas.

Thyerja e premtimit dikur dënohej me vdekje. Nuk është thjesht një rregull i rreptë, por është një tregues i seriozitetit dhe fisnikërisë së betimit. Ai simbolizon fuqinë e vendimit të burrneshës, integritetin e saj dhe përgjegjësinë që merr për zgjedhjet e veta.

Sot, fjala burrneshë përdoret shpesh për të lavdëruar karakterin e fortë të një gruaje, për të glorifikuar qëndrueshmërinë ose pavarësinë e saj.

Të të thonë vërtetë burrnesha nuk është një metaforë e lehtë e fortësisë, por një rrëfim i sakrificës, guximit dhe fisnikërisë, që shprehet në një betim të parevokueshëm dhe në jetën e përditshme të gruas që e mban atë.

Burrnesha është më shumë se një emër në formën e një titull ose një veprim dhe kurrësesi nuk lënë vend për keqinterpretime gjinore…

Të bëhesh burrneshë është një mënyrë jetese, një përfaqësim i fuqisë së integritetit dhe një kujtesë se dinjiteti mund të kërkohet, ruhet dhe jetojë edhe në kushtet më të rrepta të shoqërisë.

Keqpërdorimi i figurës së saj sot është më shumë se një pavëmendje, është një harrim i sakrificës së grave, që e bëjnë këtë zgjedhje të palëkundshme dhe fisnike.

( pres vrejtje, por nuk besoj se ma kanë mësuar keq fjalën burrneshë)

Neutrale September 24, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
4 hours ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
5 hours ago
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
6 hours ago
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
8 hours ago
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
9 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?