Njoftimi zyrtar nga Institucioni:
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof.dok, Evis Sala prezantoi emërimet e reja në krye të QSUT dhe FSDKSH.
Anxhela Paparizo do të drejtojë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një profesioniste me përvojë të gjatë, e cila rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend, me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve.
Në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) është emëruar Arti Papajani, i cili sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucione të rëndësishme të vendit.
Faleminderit ish drejtuesve Florenc Spaho dhe Spartak Zekja për kontributin e tyre.
Suksese të dy drejtuesve të rinj në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor 🤝




