NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Andi Bushati/ Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Andi Bushati/ Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn

Neutrale
Last updated: 2025/09/23 at 6:39 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Lali, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vetëm viktima e radhës. Mashat janë një amalgamë ish zyrtarësh të PD-së, ish LSI-stësh të cilët pasi i bleu Meta e rishitën lëkurën tek PS-ja, ish mjaftistësh që si thonë dot kurrë mjaft orekseve të tyre perverse, pra e gjithë kjo kullë Babeli, që është përfaqësuesja më simbolike e njeriut të ri që mbështet këtë regjim. Ata nuk janë socialistë, madje me nder me thënë, as rilindas, ata janë thjeshtë zvarranikë.

Mënyra se si po sillet me Erion Veliajn është treguesi më i qartë i degradimit moral të partisë që drejton sot vendin. Shkarkimi me unanimitet i kryebashkiakut të burgosur, nga kështilltarët që ai vetë i përzgjodhi, kokër për kokër, si pjesë e ekipit që do të drejtonte Tiranën, duhet të shërbejë si një episod që na vlen për të reflektuar.

Kush janë këta njerëz? Cili është profili i tyre? Sa përkon ai me stereotipin e njeriut të ri të regjimit që është instaluar? Çfarë impakti ka ai në shoqëri?

Për t’u përgjigjur më drejtë për këto pikëpyetje, është mirë që si fillim të shohim faktet.

Ata që votuan për të hequr qafe Lalin e tyre përdorën formalisht të njëjtin argument, atë të mungesës në punë, të cilin e kishin quajtur të pavlefshëm kur e ngriti opozita më parë.

Askush nuk pyeti: pse jo atehere dhe po tani? Ata iu bindën qorraz, urdhërit të kryeministrit, ndonëse ky i fundit pohoi me gojën e tij se formulimi i nenit tashmë të famshëm 62/C, është i paqartë dhe atij i duhen bërë ndryshime në kuvend para se të procedohet me shkarkimin e kryebashkiakut. Askush prej tyre nuk guxoi të thotë: “po le të presim deri sa parlamenti të bëjë rregullimet ligjore”. Asnjëri nuk belbëzoi për të ngritur shqetësimin: A mund të shkarkohet një i zgjedhur nga 158 mijë qytetarë (që ata ndryshe nga opozita i marrin ende të mirqenë), pa pasur një vendim të formës së prerë? Madje, madje, me një zhveshje drithëruese nga dinjiteti ata nuk i lejuan viktimës së tyre të kësaj të marte, as të drejtën minimale: atë për shpalosur argumentat e veta mbrojtëse përpara verdiktit.

Kjo lloj sjelljeje do të qe e neveritshme edhe sikur të ushtrohej në dëm të një kundërshtari politik, ndonëse në këtë rast, shumëkush, do ta shfajësonte me antagonizmin e verbër që dominon prej vitesh betejën bipartizane PS-PD.

Por, pozita e këtyre bijve bastardë të regjimit bëhet më e rëndë po të mendosh se ata kanë qenë deri dje mbrojtës fanatikë të Veliajt. Ata mbi 30 këshilltarë bashkiakë kanë bërë fushatë pro tij duke e quajtur Tiranën një histori suksesi. Ata kanë besuar tek ekzistetenca e 1 milionë pemëve të mbjella. Ata e kanë përkrahur për shembjen e Teatrit, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për gazin lotsjellës mbi fëmijët e stacionit të trenit, për dhunën mbi nënë Lizën, tek 5 maji. Ata i dolën në krah publikisht kur plasi skandali i 5D, u çorrën nëpër ekrane se, njësoj si Rama për ministrat, as Veliaj nuk dinte gjë për drejtorët. Madje nuk u skuqën aspak, kur pasi SPAK i vuri prangat, të potestonin para kangjellave të tij duke pretenduar se 800 mijë euro fustane, bizhu e tanga të së shoqes, nuk qenkeshin ndonjë abuzim që mund të zbehë shkëlqimin e tre mandateve në krye të Tiranës.

Ende shumëkush e mban mend ndonjërin prej atyre që e kanë rrëzuar këtë të martë Lalin, që tregohej i gatshëm të grushtohej me gazetarët, për ta mbrojtur atë live pas arrestimit.

Por ama sot vërehet një paradoks: si u transformuan këta njerëz?

Ata ende besojnë tek Tirana fantastike, ende s’kanë treguar se janë bindur për vjedhjet me lejet e ndërtimit dhe shoqatat e Ajolës, atëhere përse? Pse po e votojnë shkarkimin, pa shprehur asnjë pendesë se kanë qenë në gabim për vlerësimet që i kanë bërë në vite, aq më tepër kur ky votim është në kufijtë e paligjshmërisë, madje dhe më rëndë akoma, pa i dhënë një mundësi normale, për tu parë për herë të fundit, sy më sy?

Si është e mundur që ata ndryshuan tak-fak, vetëm brenda dhjetë ditëve, që kur foli Edi Rama, u mblodhën në selinë e organizatës, firmosën për t’i hapur rrugë linçimit dhe sot e përmbyllën atë?

E vërteta është se kjo amalgamë ish zyrtarësh të PD-së, ish LSI-stësh të cilët pasi i bleu Meta e rishitën lëkurën tek PS-ja, ish mjaftistësh që si thonë dot kurrë mjaft orekseve të tyre perverse, pra e gjithë kjo kullë Babeli, është përfaqësuesja më simbolike e njeriut të ri që mbështet këtë regjim. Ata nuk janë socialistë, madje me nder me thënë, as rilindas, ata janë thjeshtë zvarranikë: nga ato qënke me gojë, me sy dhe me veshë, por pa shtyllë kurrizore, pa karakter dhe pa respektin minimal për veten. Ata jënë të gatshëm, me urdhrin më të parë, t’i ngulin thikën pa pranuar ta shohin përballë edhe atë që u ka falur gjithçka që nuk e meritonin.

Në fakt, protagonizmi i tyre i sotëm dhe jo rënia e Veliajt, është lajmi i vërtetë i ditës. Ky i fundit, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vetëm viktima e radhës. Kjo, edhe sepse kur kishte fuqi, bëri çmos për promovimin e këtyre specieve bastarde që sot përbëjnë bazën e regjimit që po i ha edhe atij kokën.

Por, janë ata, mbi 30 këllilltarët që sot i bënë gropën, pasqyra e vërtetë e asaj që po ndodh. Ky është modeli perfekt i servilit dhe lëpirësit që mban në këmbë çdo autokraci dhe që i shërben asaj sa herë që i duhet të hajë bijtë e vet si sot, po ashtu edhe nesër.

Neutrale September 23, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
9 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?