NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    4 hours ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    5 hours ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    9 hours ago
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Cigarja e Albanës, shkrepësja e Ramës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Kryesore
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
Kryesore
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Cigarja e Albanës, shkrepësja e Ramës

Neutrale
Last updated: 2025/09/23 at 11:31 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Një ditë, teksa bisedonte me mbretëreshën e Anglisë, këshilltari i saj i thotë:
-Madhëri, unë mundem të peshoj tymin e cigares tënde. Duke nënqeshur, Mbretëresha i kthehet. -Epo mirë, e vëmë një bast për këtë. Këshilltari mori cigaren e fikur dhe e peshoi. Pjesën e mbetur, pasi Madhëria e konsumoi duhanin, bashkë me pluhurin, e peshoi përsëri. Bëri diferencën dhe doli një shifër, duke qenë kjo rezultat i masës së tymit. Duke qeshur, Mbretëresha i kthehet mikut të saj.
-Kam gjithë jetën që i bëj paratë tym dhe kjo është hera e parë që tymi bëhet para.
Kështu ngjau dhe me Albanën ministre e re e Brendshme, pasi shndriti shëndetësinë me funeral ilaçesh. Një patronazhist në Amerikë kishte parë duke pirë cigare zëvëndësministrin dhe kjo propozon një të shkarkuar. Sepse, ne dënojmë edhe duhanpirësit në USA, tymi i të cilëve, vjen me sekonda në Tiranë. Kjo, sepse ne mbulojmë si territor të zbatimit të ligjit edhe kundravjatjet shqiptare në SHBA. Ka dasht Zoti, e nuk kanë parë ndonjë anëtar kabineti, po në Amerikë, duke urinuar nga halli poshtë ndonjë ure, apo rrëzë ndonjë peme, sepse identifikimet e konfirmimet e provave, me fotot përkatëse, do të kishin sjellë ndëshkime serioze në Tiranë, për ujërrjedhjen e pahijshme matanë oqeanit. Kjo dalldi servilizmi e teatër për dashurinë ligjore, është më së shumti një pretekst për të justifikuar shkakun e ndryshimeve të kabineteve.
Dekorata komike e Koçiut me këtë gjest, të miratuar nga Rama, meriton vëmendje ta pyesësh, nëse ajo e ka zellin e ngjizur me drejtësinë, në karrigen e re për shumë emra të tjerë shokë e shoqe të Diellës në ekzekutiv?!
A di gjë zonja, se me çfarë ilaçesh juridike ia hodhi deri më tani vëlla Olsi Rama në dosjen “Xibraka”, e rikthyer në polici për veprime të tjera nga Struktura e Posaçme, ku ajo mbase do të inkurajojë agjentët e policisë së drejtorisë së antidrogës, të thellojnë kryerjen e veprimeve për identifikimin e autorit 45-vjeçar, flokëshkurtër, anonim nga viti 2014, njohur nga drejtësia gjermane por qorruar nga ajo shqiptare!? Madje të publikojë edhe foton që është në dosje, për t’u kërkuar ndihmë qytetarëve për njohjen e fantazmës. Nëse i duhen të dhëna të besueshme, mundet të pyesë Olsi Çelën, Prokuror i Përgjithshëm, aso kohe prokuror i çështjes te Krimet e Rënda, duke zgjedhur mos-ankimimin në Apel. Natyrisht, ajo nuk do ketë kohë të merret edhe me call-centerat e mashtrimit financiar, ku del e përmendet nga mediat e huaja emri Olsi Ramës. Sigurisht ajo nuk mund të çmendet e të pyesë, se ku lidhet Edi Rama më bandat e Krimit të Organizuar e të trafikut të kokainës, të cilat kanë marrë leje kullash në Tiranë?! Natyrisht asaj nuk i tepron asnjë sekondë kohë të marrë vesh, kush ia dha statusin investitor strategjik Pëllumb Gjokës së Metamorfozës, apo bandave të Durrësit për hotele e resorte?! Përse duhet të pyesë ajo, se si ish-kolegu i saj rilindas në Kuvend, Jurgis Çyrbja, në të njëjtën listë, atë të Durrësit, ku ishte edhe Rama legjislaturën e sapombaruar, si kandidat, dhe si e bindi shefin me propozim të grupit të drogës të ndryshonte renditjen në listë, duke marrë vendin e tretë?! Ka shumë puseta në atë kanal.
Është e tepërt të humbasë toruan largqoftë e të pyesë, përse drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka një telefon të sekuestruar në Strukturën e Posaçme, për dyshimet e përfshirjes në dosje të grupeve të trafikut?! Ai doli edhe më i fortë se ministri hoxhist paraardhës, duke hapur karrigen për Koçiun.
A di gjë e brendshmja Koçiu për lidhjet e Taulant Ballës me Suel Çelën, Edmond Begon, me Bajrët, me Toyota Yaris, me sakatimin e sistemit TIMS, me pafundësinë e të dhënave të sky-enchro, ku përmenden, priten e përcillen porosi me dhe në emër të tij? A ka kohë të flasë pak me DEAN, zyrën e saj në Tiranë, kush po dend vendin e Evropën me kokainë nga Amerika latine? Jo të pyes se sa janë ministra, deputetë, zyrtarë, përdorues të rregullt kokaine, se kjo është shaka e bardhë. Një garanci e ka. Shefi i saj kryeministër nuk pi. Se zë me dorë mallbardhën kolumbiane. A di ndonjë tymçe të vogël, për Belindën, Gjiknurin, Peleshin, Xhaçkën, Bushkën e plot bashkiakë zullumqarë të partisë së saj?! Deri atëherë, duhet të jemi të alarmuar, për cigaret slims, jo ato të Vilmës, pështymën në rrugë, shkeljen jashtë vizave të bardha, avujt e pakontrolluar të Lanës. Këto dhe të tjera vepra të rënda të ngjashme, janë prioritet shëndetësor i ministrisë së Brendshme. Rroftë cigarja, poshtë cigarja…!

Neutrale September 23, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
4 hours ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
5 hours ago
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
6 hours ago
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
8 hours ago
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
9 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?