NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Reldar Dedaj/ Ku ishe ti, Adam?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Reldar Dedaj/ Ku ishe ti, Adam?

Neutrale
Last updated: 2025/09/21 at 10:38 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Titulli i këtij shkrimi është marrë nga romani i Heinrich Böll-it, i cili e vuri përballë përgjegjësisë njeriun e parë të botës, për atë që kishte ndodhur në Gjermani gjatë kohës së nazizmit. Shkrimtari i madh gjerman e ktheu këtë pyetje në titull romani, duke ngritur mbi kuptimin e saj një anatemë letrare kundër tmerreve të luftës.

“Ku ishe ti, Adam?”, pyetja që Böll e hodhi në ajrin e pasluftës, tingëllon edhe sot, shtatëdhjetë e gjashtë vjet më pas nga botimi i parë i romanit. Në hapësirën publike shqiptare -dhe jo vetëm- kjo pyetje përdoret për të shënjuar mungesën ose vonesën e një veprimi vendimtar, për të kërkuar llogari nga ata që kishin detyrën, premtimin apo votën e qytetarëve, por bënë të kundërtën: tradhtuan.

Ku ishe ti, Adam?

Ishte pyetja që shpërtheu në mendjen e shumë qytetarëve kur lajmi për largimin e ambasadores amerikane Yuri Kim u përhap me shpejtësinë e dritës. Lajmi mbërriti në një vend që po vuan një nga krimet më të rënda dhe më të paimagjinueshme të një gruaje -më parë si femër, pastaj si diplomate- e cila përfaqësonte një nga shtetet më të fuqishme të botës.

Është e vërtetë se në Shqipëri ka njerëz që nuk e duan Partinë Demokratike. Janë ata që kanë humbur privilegjet e dikurshme, pushtetin, arrogancën, gjithçka – madje edhe dinjitetin. Janë ata që gëzohen në heshtje kur PD dështon, me shpresën që, nëse ata vetë nuk gëzojnë, të mos gëzojë askush. Një ndjenjë e tillë është e kuptueshme, madje tipike për Ballkanin.

Por të thuash hapur të vërtetat e hidhura të kësaj periudhe, nuk do të thotë të mohosh rëndësinë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, as peshën që kanë pasur dhe që do të kenë edhe në të ardhmen. Të vërtetën nuk e shmang dot duke i rënë anash, siç bëjnë disa të rrahur me vaj e me uthull, ose si disa bishtukë të rinj të dalë nga veza e kuqe e politikës.

Përkundrazi: sa më lakuriq të shfaqet e vërteta, aq më pa kuptim bëhet grindja. Kur mbreti të dalë lakuriq, si në përrallën e Andersenit, gjithkush do ta shohë dhe do ta thotë. Dhe emri i saj do mbetet i gdhendur në kornizën e turpit, si gruaja që shpërdoroi pushtetin e përfaqësimit dhe, krah për krah me Edi Ramën, bëri gjithçka për të shkatërruar forcën më të madhe opozitare të vendit.

Të gjithë ata që ranë pre e këtij kurthi dhe nuk janë pak, të gjithë ata që u shitën, edhe ata që e dinin dhe bënin sikur Amerika kishte zbritur në sheshin “Skënderbej” për të vendosur rregull, pas premtimit solemn të ambasadores në shkallët e PD-së, të gjithë ata, pa përjashtim, u shkon më për shtat fjala e Krishtit: “Fali, Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”. Sulmi ndaj Partisë Demokratike la demokratët për vite të tëra tek gryka e pusit dhe dita-ditës kutërbimi veçse shtohet, avujt mbytës ngrihen dhe bien përsëri në errësirë, për të shpërthyer sërish.

Aty poshtë vazhdon e nxin. Askush nuk merr përgjegjësi për gjendjen ku u katandis Partia Demokratike, për mënyrën se si u sakatua, u përça, u bjerr dhe u vra. Ashtu siç bënë me Partinë Demokratike, ashtu bënë edhe me Shqipërinë: e rrudhën, e rrjepën, e mjeruan, e poshtëruan. Yuri Kim, autorja e këtij krimi, erdhi, qëndroi, dhjeu, shkeli, shpërlau, doroviti dhe iku. Pas la të palarat dhe erën e rëndë të tyre. Një erë që do të qëndrojë gjatë. Shumë gjatë.

Shqipëria e përdhunuar, e poshtëruar, e zhveshur nga çdo dinjitet, e kthyer në një provincë të denjë për personazhe çehovianë e gogolianë, ku zyrtarë të mjerë dhe pushtetarë të pamëshirshëm e të egër në primitivizmin e tyre, prodhojnë institucione të brishta morale, riciklojnë korrupsionin dhe shndërrojnë humbjen në ligj të përditshëm. Gënjeu dhe mashtroi përfaqësuesja e SHBA-së në Shqipëri. Iku dhe la pas rrënoja. Shqipëria nuk ka më asgjë: as demokraci të fortë, as institucione të pavarura, as drejtësi, as ekonomi, as rend, as kulturë.

Gjendja e sotme është strehë e jashtëzakonshme e vagabondëve të administratës, e injorantëve, e matrapazëve dhe e derdimenëve. Janë futur në fytin e vendit dhe ia marrin frymën. Por askush nuk flet. Sepse të gjithë kanë përfunduar në lakej të zgjebosur të Edi Ramës dhe pushtetit të tij. Ata nuk pushojnë së promovuari pronarët e tyre, interesat e tyre politike dhe ekonomike, ndërsa Shqipëria përpëlitet në kufijtë e mbijetesës.

Ku ishe ti, Adam?

Nëse e pyet shqiptarin pse vendi përfundoi kështu, do marrësh përgjigje nga më të ndryshmet: njëri ia lë fajin masakrës zgjedhore, tjetri frikës, militantizmit, injorancës, korrupsionit, të kaluarës. Dikush tjetër bën eskursione filozofike, një tjetër gënjen me qëllim, por të gjithë, pa përjashtim, përpiqen të minimizojnë rolin e vet në këtë dështim.

Dhe, në fund, kur i rikthehemi kuptimeve që teologët i kanë dhënë pyetjes së famshme, zbulojmë diçka interesante për kontekstin tonë: Zoti e di ku është Adami dhe e di gjithashtu për mëkatet e tij, por duke e thirrur, dëshiron ta dëgjojë, t’i japë mundësinë të flasë me gojën e vet…

Neutrale September 21, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
10 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?