Shpëtim Axhami, Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, në një postim në rrjetet sociale ndal posaçërisht te zgjedhjet e pjeshme vendore për Bashkinë Tiranë dhe disa të tjera.
Ai shprehet: Këto zgjedhje duhet të shërbejnë si fillimi i fundit të kësaj qeverisje!
Më poshtë reagimi i plotë:
Të vlerësojmë si duhet zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 (gjashtë) bashki, kryesisht ato në Tiranë, këto zgjedhje duhet të shërbejnë si fillimi i fundit të kësaj qeverisje!
Partia Lëvizja e Legalitetit, duke ndjekur me vëmendje si çdo zhvillim politik edhe zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale që priten të zhvillohen në 6( gjashtë) bashki, veçanërisht ato në Tiranë, shpreh qëndrimin e saj të qartë se:
Opozita duhet t’i marrë me seriozitet maksimal këto zgjedhje dhe t’i kthejë ato në një provë të bashkëpunimit serioz dhe të përgjegjësisë politike ndaj qytetarëve për të treguar se ajo i ka mundësi potenciale për të sjellë ndryshim.
Duhet theksuar, në funksion të më të mirës së mundshme, se kandidatura për këto zgjedhje nuk mund dhe nuk duhet të jetë imponim i një force të vetme politike qoftë edhe Partia Demokratike si forca më e madhe sot opozitare!
Kjo kandidaturë, edhe jo politike por një figurë e njohur publike me integritet dhe kontribut shoqëror, duhet të jetë produkt konsensual përbashkues i të gjithë spektrit opozitar e përzgjedhur mbi bazën e alternativës më të mirë.
Ky proçes është rasti i vërtetë për të treguar transparencë dhe bashkëpunim me reciprocitet me qëllim që çdo faktor opozitarë të bashkohet dhe shkrijë potencialet e veta, për të dëshmuar se opozita jo vetëm ekziston, por edhe ka mundësinë dhe përgjegjësinë të sjellë ndryshimin politik përmes rotacionit.
PLL mbetet e hapur për dialog, bashkëpunim dhe për një proces të drejtë respektimi përzgjedhjeje, gjithmonë në shërbim të interesit qytetar!

