Për gjithë “zengjinët e rinj”, po risjell nje shënim i cili duhet lexuar kryesisht nga njerzit te cilët mendojnë se me para apo me anë të politikës mund të konsiderohen elitë !
Izolimi i elitës së dijes edhe forcimi i elitës së pushtetit dhe famës !
Eseisti belg Simon Leys ishte ulur një ditë në një kafene të thjeshtë australiane, i pa shqetësuar edhe i pa vemendshëm nga zhurmat që vinin nga radioja, të cilën askush nuk dukej se po e dëgjonte. Papritmas ne radio, filloi të luhej një sonatë e bukur nga Mozarti, e cila tërhoqi vëmendjen e njerëzve. Në këtë moment një burrë ndryshoi me vendosmëri stacionin. Leys arriti në përfundimin se në fakt të pakulturuarit mund ta dallojnë bukurinë shumë mirë, por nuk duan të përballen me të. Ai shkroi: “Në çdo aspekt të përpjekjeve njerëzore, talenti edhe dija janë një fyerje e patolerueshme për mediokritetin.”
Me pak vëmendje në shoqëri dallohen tre forma të elitës – elita e dijes, elita e pushtetit dhe elita e famës . E dyta dhe e treta në fakt nuk janë elita mirëfilli , pasi pothuajse të gjitha funksionet që ato mbulojnë mund të kryhen nga njerëz pa ndonjë veçori dalluese.
Ato kryesisht popullohen nga njerëz të cilët përmes parave, politikës ose famës janë transformuar nga njerëz të zakonshëm në personazhe në dukje të jashtëzakonshëm, duke mos e fyer, por përkundrazi duke i dhënë vlerë të veçantë mediokritetit . Ndërkohë të jesh pjesë elitës së dijes, nuk është vetëm çështje e pasjes së një diplome akademike. Kërkohet kultivim , dashuri për leximin dhe etje për dije. Elita e dijes
dallohet nga mençuria me ane te se cilës gjendet vija e hollë ndarëse midis së mirës dhe së keqes, së drejtës dhe së gabuarës, së drejtës dhe të padrejtës, etikes dhe joetikes.
Ndërkohë, qartazi dija, pushteti dhe fama fatkeqësish janë të një rëndësie të pabarabartë në shoqëri. Për ta dalluar këtë mjafton të shikoni listën e të ftuarve në një event , në ekrane.
Do të gjeni aty shumë personazhe që i përkasin elitave të pushtetit dhe famës, të cilat ushqehen pazgjidhshmërisht nga njera tjetra.
Si fillim ishte pushteti që siguronte para dhe famë. Më pas, paratë filluan të jepnin akses në pushtet dhe famë. Ndërkohë që më zhvillimin e mediave sociale , fama u jep disa njerëzve akses në para dhe pushtet.
Çdo ditë behët edhe me e pamundur që elitat e dijes ushqejnë elitat e pushtetin apo famës, madje elitat e dijes me lirinë që të jep kjo e fundit, po mbi të gjitha me sfidën që i bën mediokritetit janë kthyer “në armiqtë” e pushtetit edhe famës boshe.

