Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka njoftuar se, Agjenda Europiane e Shqipërisë do t’i paraqitet Kuvendit përmes programit ambicioz të skuadrës qeverisëse dhe Kryeministrit Rama, më 18 dhe 19 shtator.
Gjithashtu, Spiropali shkruan se do të jetë ajo, si Ministre e Jashtme që do të parashtroj programin dhe planin e punës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Postimi i Spiropalit:
🇦🇱🇪🇺| Agjenda Europiane e Shqipërisë do t’i paraqitet Kuvendit përmes programit ambicioz të skuadrës tonë qeverisëse dhe Kryeministrit Rama, më 18 dhe 19 shtator, ku edhe do të kem nderin të parashtroj programin dhe planin e punës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kjo skuadër dhe ky program kërkon votëbesimin e Kuvendit, jo vetëm si manual për punën që kemi përpara, por si manifesti i një Shqipërie më të zhvilluar, më të drejtë, me më shumë mirëqenie.
#Shqipëria2030

