Kombi SHQIPTAR ne pergjithesi dhe KOSOVA ne veçanti, duhet tu jene mirenjohes mbi te gjitha SHTETEVE te BASHKUARA te AMERIKES, si dhe te gjitha VENDEVE dhe POPUJVE MIQ, qe na u gjenden ne dite te renda dhe te veshtira si komb.
Nuk ka te drejte institucionale, politike e as morale, asnje politikberes kushdo qofte ai dhe çfardo pozite te kete kudo ne trojet shqiptare qe per ego, ekscentrizem, kokefortesi, populizem medioker, apo çfaredo qellimi tjeter qe te kete, ti lendoje, cenoje, apo demtoje, keto raporte dhe te rrezikoje te ardhmen e Kosoves dhe te kombit tone ne pergjithesi.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane qene dhe jane aleati dhe miku kryesor dhe me i rendesishem i kombit tone.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane promotori per çlirimin, pavaresine, njohjen nderkombetare dhe zhvillimin demokratik e institucional te Kosoves.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes per me shume se nje shekull e deri me sot, jane garancia kryesore dhe vendimtare e egzistences tone…
Eshte koha e fundit per reflektim te thelle dhe angazhim serioz te te gjithe atdhetareve te kombit tone, qe te punojne dhe veprojne ne mbajtjen sa me te mire te marrdhenieve ne mes te dy kombeve tona dhe te miqesise sa me jetegjate.
Çdo narrative dhe frymezim keqdashes dhe negativ per keto raporte eshte kunder interesit te Kosoves dhe mbare kombit tone.
Ne mesin e kombit tone, asnjehere nuk duhet te kete vend per njerez qe demtojne raportet miqesore me miqte e kombit tone, me ata qe na u gjenden ne ditet kur vendosej fati i egzistences sone kombetare dhe si qenje njerezore.
Asnje shqiptar i vertete dhe mbi te gjitha politikberesit sidomos ne Kosove, sot, nuk e kane komoditetin qe te fshihet si struci dhe te mos reagojne per marrezine dhe parpergjegjesine e drejtueseve aktual te institucioneve ne Kosove!
Çdo intelektual dhe patriot, duhet ti thote STOP çdo te “çmenduri” kushdo qoftë ai, qe cënon egzistencen e shtetit te Kosoves dhe te kombi tone!
Kombi yne ka pasur, ka dhe do te kete çdohere DALZOTES dhe PATRIOTE te vertete, qe mbi te gjitha vendosin dashurine per kombin dhe token e te pareve tane!
Qofte e bekuar miqesia
SH.B.A – Kosove!
Rrofte per jete e mot miqesia ne mes te kombit shqiptar dhe atij amerikan!


