Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi nëpërmjet rrjeteve sociale njofton se, ka dërguar në SPAK të dhëna të reja për aferën me McGonigal. Përgjegjësia penale e Edi Ramës është e plotë, shkruan Bardhi.
Reagimi i tij:
Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të heshtë edhe shumë gjatë!
Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal.
Hetimi amerikan i kësaj afere korruptive është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë.



