Pas atentatit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë, Benet Beci.
Në një reagim në rrjetet sociale, Beci kërkon ndëshkim të ashpër ligjor për autorët.
“Të dashur qytetarë, ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit,” u shpreh kryebashkiaku në reagimin e tij.
Atentati me dy të vrarë në Shkodër/ Reagon kryebashkiaku Beci: Duhet të jepet ndëshkim i ashpër ligjor!
Leave a comment
Leave a comment

