Po na qeveris kryeministre Linda, apo ai që shkon në zyrë, bashkëshorti i saj, Edi, apo kunati i Lindës, vëlla Aleks Soros, siç Rama ka pohuar se e ka atë afri e ndjesi me bosin e fondacionit. Shoqëri ku Linda para martese ka qenë drejtoreshë Bordi në Tiranë, ndërsa Edi një tjetër anëtar Bordi më herët. Duket si një projekt ngjizur Brenda Fondit të Shoqnisë së hapur, para se Edi Rama të bëhej Kryeministër?! Kujtojmë një ndër deklarimet e saj ditë më parë në një intervistë, teksa shprehej se liria ishte pushteti i saj, Liria për të kontrolluar gjithçka?! Liria e forcës së pushtetit të KM?!
Kthehemi te ca punë të shtrenjta prodhuar lirë nga liria!
Me 20 gusht, Daniel Shima, ish-zv drejtor i AKSHI-t u “arrestua” sipas mesazhit të dërguar prej tij. Ishin policë përmendi ai, në atë sms të njoftuar mediatikisht, personat të cilët paskan shkuar ta marrin! Kemi një uniformë policie punonjëse në disa turne, ku nuk mungojnë shërbimet kriminale nën petkun e saj. 10 orët e mungesës dolën surprizë më vonë kur sipas Policisë së Shtetit denoncimi i nënës, me datë 20 gusht në orën 17, se kishte humbur kontaktet me të birin. Polica jep xhevap se po punon. Dhe mrekullia ndodh kur me datë 21 në orët e para të mëngjesit Danieli, sipas policisë është paraqitur në komisariatin nr.1 të Tiranës duke dëshmuar se ishte vetëgjetur pasi më parë ishte vetëlarguar. “Kjo zhdukje e rrëmbyer” ka ngjashmëri fatale në nisje me atë të Vis Martinajt, por jo të njëjtin rezultat për fatin e mirë. Këtu formalitetet ekstrademokratike kanë ujdisur histori me dashnore. Ndaj thuhet se sevdaja është më e rëndë se plumbi, sepse kur fiton ajo oferta e pranuar është e zgjuar.
Një sherr me të dashurën e dërgoi atë në jug, del përgenjeshtrimi ditën e dytë, pasi tha se po më arreston policia ditën e parë???!! Policia me datë 21, nuk tha asgjë për “policët” arrestues të datës 20. Ndër informacione te konsultuara, por jo zyrtare, persona të veshur me uniformë policie kanë qenë te Shima dhe kanë kryer veprime në banesë. Ata “policë kërkonin me ngulm diçka. “Këto ngjarje 10-orëshe bëhen edhe filma do të thoshte Elisa mamicë e Kuvendit. Këtu zë vend ky konstatim, sepse ka realisht material me rrezikshmëri të lartë, për të përfshirët, por me interes të madh për publikun. Danieli mund të jetë një minierë informacioni, për shumë pushtetarë, ku nuk mund të shmangësh thelbësoren, familjen e kryeministrit. Kujtojmë deklarimin e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj, në korrik të vitit 2024, teksa thoshte se, Danieli është kërcënuar nga vet kryeministri që të mbyllë gojën. Sigurisht ai ka përmendur dy tendera ku përfitues te AKSHI në një vlerë mbi 180 milionë euro, ka qenë baxhanaku i Edi Ramës, përndryshe bashkëshorti i motrës së Lindës. Struktura e Posaçme pas denoncimeve të pafundme, ka nisur të thërrasë persona të konsideruar prej saj, me dijeni për ngjarjen, ende pa pohuar kush është në hetim, apo kush mund të dalë rrugës i pandehur.
Pyetja e pa përgjigje ende nga hetimi, ndonëse me vonesë të tepruar, është: A kanë dërguar letërporosi, kërkesë për ndihmë juridike në Dubai, Emiratet e Bashkuara, apo edhe në Qipro prokurorët, për të marrë të dhëna nëse këto qindra milionë euro janë gjetur të fshehura në këto vatra offshore??! Sa ministra e gra ministrash, vëllezër, dashnore e kunetër kanë emrat në këto streha të parajsës financiare?! A e kanë thirrur apo presin të ndodhë më vonë të dëshmojë Rama, për të konfirmuar ose rrëzuar akuzat, Linda dhe e motra, baxhanaku. Sepse shefja e Agjencisë Kombëtare të Informacionit Mirlinda Karçanaj ka vizituar godinën e xhamit. Shima gjithashtu. Po kush është nga zyrtarët e lartë të kësaj agjencie pas largimit të Shimës? A di gjë për këtë histori nëndrejtuesi koordinator, Ergys Agasi, edhe ky në hetime të thelluara për një tufë ngjarjes gri dhe të zeza. Sikur të mos mjaftonte kjo klimë e ngarkuar me vapë gjithandej, Presidenti Trump shpalli përdorimin e ligjit federal RICO për klanin “Sorors” ligj me te cilin janë goditur gangsterët mafiozë në USA, Gambino, Lukeze Bonano…Ky është një fillim i mirë. Klani “Soros” ka çerdhe të zgjeruar në Tiranë. Mbani veshje të trashë rezervë..
Basir Çollaku/ AKSHI “Dashnorja” e Danielit, Linda “kunatë” e Sorosit
Leave a comment
Leave a comment

