NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Reldar Dedaj/ Qytetarët mund të thonë “Jo” edhe pas “Po”-së
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Reldar Dedaj/ Qytetarët mund të thonë “Jo” edhe pas “Po”-së

Neutrale
Last updated: 2025/08/24 at 11:37 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Demokracia është e vetmja shpikje politike që e çliron njeriun nga fatalizmi. Në çdo regjim tjetër, vota është ose e ndaluar, ose e paracaktuar, ose e shndërruar në një ritual ku rezultati dihet paraprakisht. Në demokraci ndodh e kundërta, sepse gjithçka qëndron pezull deri në çastin e fundit. Dhe ajo që e bën edhe më të tmerrshëm këtë mekanizëm për pushtetin është se ai nuk mbaron me hedhjen e fletës në kuti. Ai vazhdon të jetojë edhe pas votës, si një shpatë e varur mbi kokën e qeverisë.

E mira më e madhe e demokracisë nuk është vetëm liria e fjalës, as shpresa e prosperitetit, por e drejta për të ndërruar mendje. Njeriu i thjeshtë mund të hyjë në qendrën e votimit me një mendim dhe të dalë me një tjetër. Ky ndryshim nuk është as dobësi, as kapriço; është esenca e lirisë. Është një shpallje se askush nuk është i lidhur përjetësisht me zgjedhjen e tij. Demokracia thotë: je i lirë të pendohesh, je i lirë të dyshosh, je i lirë të korrigjosh gabimin tënd.

Kjo e drejtë shkatërron çdo teori moralizuese sipas së cilës “populli meriton qeverinë që ka”. Jo. Demokracia nuk pranon një dënim të tillë kolektiv. Populli mund të ketë gabuar dje, por sot ka të drejtë të ndryshojë. Mund të ndihet fajtor, por sistemi nuk ia heq të drejtën për të korrigjuar fajin. Përkundrazi, ia njeh si privilegj të paprekshëm.

Pikërisht kjo liri e papërkufizuar, kjo mundësi e përhershme për të ndryshuar mendje, është dhoma e zezë e demokracisë. Asnjë pushtet nuk mund të flejë i qetë përballë saj. Çdo lider, sado i fuqishëm, e di se përtej ekraneve, propagandës dhe sondazheve ekziston një dhomë e errët ku njerëzit, secili më vete, në heshtje, ndërron mendje. Atje nuk hyn dot kamera, nuk futet dot partia, nuk depërton dot frika. Atje njeriu është vetëm me ndërgjegjen e tij dhe me të drejtën që s’i është hequr kurrë: të thotë “jo” aty ku dje tha “po”.

Në Shqipëri, kjo dhomë e zezë është ajo që qeveria aktuale mundohet më së shumti ta kontrollojë. Për më shumë se dymbëdhjetë vite, pushteti i Edi Ramës ka marrë përsipër të vishet me vellon e autoritarizmit. Propaganda e përditshme, spektakli mediatik, sondazhet e porositura, të gjitha synojnë të ngulin në mendjen e qytetarëve idenë se ky pushtet është i përjetshëm; se është këtu falë punës së tij të pandalshme dhe, njëkohësisht, falë pamundësisë së opozitës për të ofruar një alternativë të besueshme. Është një strategji e vjetër: t’i bësh qytetarët të ndihen të pafuqishëm, t’i bindësh se s’ka rrugë tjetër, se gjithçka është e paracaktuar.

Por përditshmëria e shqiptarëve tregon krejt të kundërtën. Çmimet e ushqimeve dhe energjisë janë rritur me mbi 30 për qind gjatë katër viteve të fundit, duke e bërë koston e jetesës të papërballueshme për shumicën e familjeve. Borxhi publik ka kaluar 72 për qind të PBB-së, një barrë që përkthehet në taksa e tarifa më të larta për qytetarët. Paga mesatare neto, edhe pas rritjeve të fundit, mbetet rreth 650 euro, shumë poshtë shpenzimeve reale mujore për një familje katër anëtarëshe. Ndërkohë, emigracioni vazhdon të boshatisë vendin: vetëm në vitin 2023 mbi 46 mijë shqiptarë lanë atdheun, kryesisht të rinj, duke zbrazur universitetet dhe qytetet e vogla. Edhe raportet e Bashkimit Europian e theksojnë se ekonomia shqiptare është përqendruar në duart e një grushti oligarkësh të lidhur me pushtetin, duke penguar konkurrencën dhe duke e bërë zhvillimin të padrejtë.

Këto nuk janë as sondazhe, as opinione. Janë fakte të matshme, të prekshme, që hyjnë çdo ditë në familjet shqiptare. Dhe janë pikërisht këto fakte që ushqejnë dhomën e zezë të demokracisë, aty ku çdo qytetar është i lirë të thotë: “Mjaft”. Historia shqiptare e ka provuar disa herë se kjo e drejtë e heshtur mund të trondisë edhe pushtetet që duken të pathyeshme, sado të përpiqet propaganda të injektojë fatalizëm, dhoma e zezë mbetet aty, e gjallë dhe e pashlyeshme.

Prandaj, kur themi se e mira më e madhe e demokracisë është e drejta për të ndërruar mendje, nuk flasim për një luks, por për thelbin e saj. Është arma e vetme që populli e mban gjithmonë me vete: mundësinë për ta tronditur pushtetin, për ta ndëshkuar, për ta hedhur poshtë. Dhe kjo mund të ndodhë jo vetëm në minutën e fundit para votimit, por edhe një minutë pas saj.

Neutrale August 24, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
15 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?