Sot në mbarë botën arresti kardiak trajtohet që në vendngjarje.
Shqipëria e “turizmit elitar ” mburret me cilësi afrikane të dhënies së shërbimit mjekësor.
Nuk ka asnjë transparencë për kriteret e punësimit të mjekëve në të ashtuquajturat “qendra shëndetësore verore”.
Një gjë është e sigurtë, dhënia e CPR (cardiopulmonary resuscitation) që në shqip do të thotë Ringjallja Zemër-Mushkëri rrit shanset për mbijetesë tek viktimat.
Ngjarje të tilla, në të cilat dhënia cilësore dhe në kohë e ndihmës shpëtojnë jetë, duhet të shkundin fort politikanë, ministra, drejtorë e sidomos gazetarët për të sensibilizuar e ndryshuar gjendjen.
Arresti kardiak nuk zgjedh, nesër, viktima mund të jesh ti!

