Rrjetet sociale dhe mungesa e kontrollit mbi ta janë bërë një problem shumë serioz për publikun dhe sidomos brezin e ri.
Me shumë shqetësim shikoj në rrjetet sociale video dhe publikime të ndryshme për gjoja kurimin e sëmundjeve të caktuara kryesisht diabetit e bile edhe kancerit me lloj lloj kura sharlataneske.
Arrihet deri aty sa thuhet se mjekësia konvencionale dhe shkenca ju fsheh njerezve të vërtetën!
Arrihet deri aty si përmes inteligjencës artificiale impersonohet zëri i figurave të njohura të mjekësisë botërore por kam parë edhe shqiptare që gjoja ju tregojnë njerëzve të vërtetën që shkenca ju a ka fshehur deri më sot.
Ju lutem mos bini pre e mashtrimeve të tilla.
Për të arritur në nivelin që është sot mjekësisë i është dashur mijera vjet studime, kërkime shkencore, djersë mund e dije.
Mos bini pre e mashtruesve që përdorin teknologjinë për të ju mashtruar.
Po ashtu kam verejtur impersonim te kanaleve serioze si BBC apo kanale te tjera ku paraqiten figura shumë të njohura publike që këshillojnë të rinjtë si të pasurohen shpejt e të bëhen të pasur e millionerë pa patur nevojën e shkollimit konvencional në pak javë duke ndjekur kurset dhe programet e tyre. Janë një mashtrim total e i paskrupullt.
Ruajini fëmijët, ruani veten tuaj.
Askush nuk mund të ju ndihmojë të pasuroheni në mënyrë të ndershme pa punë, shkollim dhe edukim adekuat.
Rrjetet e mashtruesve të teknologjise janë tepër të avancuara e sofistikuara dhe e bëjnë gjithçka të duket e lehtë e fushë me lule.
Kompanitë e rrjeteve sociale, si fb, instagram, youtube apo tik-tok megjithëse ne teori duhet të kenë e kanë filtra për mbrojtjen e përdoruesve të tyre nuk arrijnë ta bëjnë këtë 100% jo vetëm se numri i përdoruesve të këtyre rrjeteve është i stërmadh dhe nuk kanë kapacitete njerëzore dhe teknologjike për ta siguruar këtë mbrojtje por edhe sepse ata qëllim kryesor kanë pasurimin e jo mbrojtjen tuaj.
Ky është realiteti ku jetojmë e duhet t’i përshtatemi.
Kujdesuni për vete e fëmijët tuaj.

