Samit hisorik e quan lideri demokrat, Sali Berisha takimin e djeshëm mes Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin.
Më poshtë reagimi i Berishës:
Alaska një samit historik.
Miq, samiti i djeshëm në Alaska midis Presidentit të SHBA Donald Trump, njeriut më të fuqishëm të planetit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin ishte historik për këtë kohë lufte. Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’ deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin (foto nga Reuters). Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve.

