Mediat e regjimit kanë paraqitur sot një foto të disa ushtarëve duke fjetur rrugëve të Delvinës pas betejës për shuarjen e flakëve.
Foto është pjesë e propagandës së regjimit për të shfokusuar vëmendjen e opinionit nga përgjegjësit e djegies së Shqipërisë, tek heronjtë e rremë që janë lënë të “shpëtojnë” vendin nga zjarret me degë shqope dhe bishta fshesash, sepse regjimi paratë e taksapaguesve i ka për haremin e tij dhe jo në shërbim të interesave të vendit.
Disa shifra për të kuptuar se pse nuk ka para për emergjencat civile
420 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë
Pista e garave në Elbasan, 190 milionë euro
Nje km rruge, 22 milione euro
Giro d’italia, 5 milionë euro
Satelitët, 7.5 milionë euro
Instalacioni i luksit në Kryeministri, 4 milionë euro…
Për emergjencat civile, zjarret, përmbytjet, tërmetet etj, jane lene aq para sa vjedhin me vetëm 1 km rrugë, pra vetëm 21 milionë euro

