Mbas lajmit se policia po sekuestron dosjet e gazetarëve investigativë të News 24, ka reaguar lideri demokrat Sali Berisha.
“Një krim të shëmtuar”, e ka quajtur ai këtë veprim.
“Ata po hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë:
Një krim i shëmtuar!
Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!
Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale të Ramaduros, kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë.

