Ministria e Infrastrukturës ka hapur sërish tenderin për ndërtimin e autostradës së re Milot–Balldren, vetëm një muaj pasi procedura e mëparshme u anulua me pretekstin se ofertat ishin të papërshtatshme.
Projekti parashikon një koncesion me afat 35-vjeçar, me vlerë rreth 364.7 milionë euro, pa përfshirë TVSH-në.
Sipas dokumenteve të publikuara, kompanitë e interesuara kanë afat për të dorëzuar ofertat deri më 2 tetor 2025. Ndryshe nga rruga ekzistuese, e klasifikuar si rrugë e kategorisë “C”, segmenti i ri do të ndërtohet si autostradë e kategorisë “A”, me gjatësi rreth 17 kilometra.
Autostrada do të jetë me pagesë, njësoj si segmenti Thumanë–Kashar. Tarifat do të variojnë nga 0.5 euro për motoçikletat deri në 5 euro për mjetet e tonazhit të rëndë.

