Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mesditën e sotme në Gjilan.
Të shtënat me armë zjarri në një lokal të njohur të qytetit. kanë shkaktuar tre viktima dhe disa të tjerë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:32, në ambientet e “Cafiteria 2000”, ku sipas dëshmitarëve, një konflikt ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Fillimisht u raportua për dy viktima, por pak orë më vonë humbi jetën edhe i plagosuri i tretë, duke e rritur bilancin fatal.
Dy prej viktimave janë identifikuar si Selami Hasani, 67 vjeç, dhe Abedin Hoxha, 68 vjeç. Të dy u gjetën pa shenja jete në vendngjarje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të incidentit.
Nga të shtënat u plagosën gjithashtu tre persona të tjerë: Naim Hoxha, 41 vjeç, Edmond Hasani dhe Bujar Hoxha, gjithashtu 41 vjeç. Gjendja e Bujar Hoxhës është raportuar e rëndë, dhe ai u transportua me urgjencë drejt QKUK për trajtim të specializuar.
Policia e Kosovës ka bllokuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin e plotë të autorit dhe motivit. Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te qytetarët, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

