Në një vëzhgim të ftohtë të situatës së krijuar 24 orët e fundit në televizionin ” News 24″, ajo që të bie në sy është heshtja e pronarit të këtij televizioni.
Pse hesht pronari i televizionit?!
Pse mungon një qëndrim publik i pronarit të televizionit teksa televizioni i tij rrethohet nga policë dhe pushtohet nga ushtria?!
Post Scriptum- Unë besoj fort se tek heshtja e pronarit strehohet e vërteta dhe atë që nuk thotë Irfan Hysenbelliu sot, do ta rrëfejë e ardhmja nesër përmes ngjarjeve që do të zhvillohen.
Elona Caslli

