Ju që sot bërtisni, dje ishit memecë.
Heshtët kur pushteti zaptoi gjyqësorin, mediat, bashkitë e qeverinë.
Heshtët edhe për krimet zgjedhore.
Heshtët kur shpronësonin për qindarka e nuk paguanin qytetarin, kur bënin rrugë koncesionare si Thumanë–Kashar mbi djersën e njerëzve që protestonin….
Heshtët…..
Edhe këtë unë nuk e kuptova!
Ju heshtët kur opozita dilte në shesh, heshtët edhe kur qytetari i thjeshtë futej në burg pse nuk kishte paguar dritat.
Heshtët aq shumë, sa sot nuk keni të drejtë të më kërkoni të hesht.
Unë nuk kam për të heshtur kurrë për krimin e heshtjes suaj.
Tiranë më 09.08.2025

