Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka shkruar një letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ku shpreh vlerësimin për te dhe përkrahjen e tij për partneritetin me Kosovën.
Menjëherë ka reaguar Osmani duke falenderuar Presidentin Trump dhe duke pohuar se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses
Reagimi i Presidentes Vjosa Osmani:
Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.
Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.
Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.


