NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ministri i Jashtëm Hasani letër OSBE-ODIHR/ Reagon Berisha: Kërcënim për OSBE/ODIHR: Raporti të jetë i balancuar dhe me prova
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ministri i Jashtëm Hasani letër OSBE-ODIHR/ Reagon Berisha: Kërcënim për OSBE/ODIHR: Raporti të jetë i balancuar dhe me prova

Neutrale
Last updated: 2025/08/04 at 3:09 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Ramës ka kërcënuar hapur OSBE/ODIHR pasi ata publikuan konkluzionet e para për farsën elektorale të 11 majit ku u shprehën se zgjedhjet ishin të pabarabarta. Hasani arrin deri aty sa të kërkojë ndryshimin e raportit, përmes një letre që i ka dërguar OSBE/ODIHR duke u shprehur se raporti duhet të jetë jo ashtu si e paraqitën vëzhguesit e OSBE/ODIHR, por i “balancuar dhe me prova”. “Ne i kërkojmë misionit dhe ODIHR-it të sigurojë një vlerësim më të balancuar dhe më të bazuar në prova”, shkruhet në urdhërin kërcënues që Rama dhe ministri i tij i dërgojnë OSBE/ODIHR.

Reagimi i Berishës

Kjo është kulmore tjetër. “Lidhur me observimin se mjedisi mediatik ka mungesë të raportimeve të pavarura dhe se shumica e medieve perceptohen si të rreshtuara me partinë qeverisëse, ne duhet t’u rikujtojmë deklaratën që ka bërë kreu i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë zgjedhorë gjatë konferencës paszgjedhore, ku qartëson se nuk duket të ketë pasur vetëcensurë, ashtu siç është raportuar në konkluzionet paraprake”. E dëgjoni ju? Gazetarët nuk kanë vetëcensurë. Hapni televizionet qeveritare, në vitin më të keq për turizmin, në vitin kur plazhet janë bosh, e fillon dhe një çerek ore jep 15 lajme fake paturpësisht, duke abuzuar në mënyrën më kriminale me qytetarët, të katërta së bashku njëlloj. Dhe ky tani do na i nxjerrë se janë të pavarura. Një nga kapitujt më tronditës që dëshmon se Shqipëria është një diktaturë autokratike, qëndron në faktin se sipas këtij raporti, 90 deri 95 përqind e medieve kontrollohen nga qeveria. Njerëzit më viktima te patronëve janë gazetarët që tentojnë të thonë të vërtetën. Dhe ky tani thotë se këtu raporti është i pasaktë. Ky të turpëron. Tani, nisur nga këto konsiderata, këto turpe të tij, këto mashtrime publike, “Ne i kërkojmë misionit dhe ODIHR-it të sigurojë një vlerësim më të balancuar dhe më të bazuar në prova”. E kuptoni ju? Domethënë se ju vlerësimet i keni pa prova, në një kohë kur provat janë për vlerësime pesë herë më të zeza se ato. “Është e rëndësishme, thotë, që të dhënat paraprake, nuk hedhin hije dyshimi në procesin elektoral që në përgjithësi siç e njeh ky raport, u zhvillua në mënyrë profesionale”. Në mënyrën më profesionale zhvillohej në diktaturë procesi. Administratorët e votës në diktaturë ishin të përsosur në menaxhimin e farsës. Ky e kupton, por është në pozitat e një njeriu të kapur. Në pozitat e një varësie të tmerrshme nga Edi Rama njëlloj si Altin Troplini, që thotë se nuk ka prova. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë letër si një përpjekje autoritare, të dënueshme, të palejueshme për të ndërhyrë direkt dhe zhvlerësuar, për të bërë presion dhe zhvlerësuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR, u bëj thirrje medieve që të informojnë shqiptarët për këtë dokument të pashembullt në 32 vite në historinë e Europës.
Dëgjojeni çfarë vazhdon: “Për shembull, thotë ky, referenca në faqen 2, paragrafin 4, në faljen e një numri të madh të gjobave shtetërore, fill para zgjedhjeve, nuk përfill letrën që KQZ ka dërguar me datën 8 maj”. Nuk përfill mashtrimin, çka tregon se edhe Celibashi hyn në trojkën. Edhe ai paska bërë me 8 maj mashtrime dhe këta mendojnë se mund të mashtrojnë komunitetin ndërkombëtar. Po çfarë të marrin parasysh ata? Gjobat u falën dy ditë para zgjedhjeve. 200 milionë, të tjerë më thonë se është shumë më e madhe, shkon gjer në 400 milionë. Dhe ky u thotë se ju nuk keni përfilluar mashtrimet e Celibashit. Ata kanë vendimin e qeverisë përpara. Kjo nuk është deklaratë subjektive, është vendimi i qeverisë për të falur gjoba në kundërshtim me ligjin. Dëgjojeni tani shakanë tjetër dhe mashtrimin tjetër të paskrupullt: “Siç është e njohur publikisht, thotë, struktura speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e ka fjalën për Skapin e partisë, ka krijuar një task-forcë të përkushtuar zgjedhore për të hetuar të gjitha raportet e besueshme të intimidimit të zgjedhësve dhe keqsjelljeve elektorale”. Vazhdojmë më tutje, mashtrimi i paskrupullt i tij: “Disa hetime kanë nisur dhe janë bërë disa arreste”. Asnjë arrest nuk është bërë, po duhet të jesh i pacipë si ky dhe Dumani. Po vetë Dumani mashtroi, tha nuk janë paraqitur prova dhe fakte, në një kohë kur janë paraqitur prova dhe fakte të pakundërshtueshme. Në një kohë që vetëm këtu janë paraqitur pothuajse çdo ditë me qindra dhe fakte. Pra, gënjen komunitetin ndërkombëtar, thotë janë arrestuar. Janë bërë disa arreste, çka tregon qartë, thotë, përkushtimin e institucioneve shqiptare për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe për të siguruar përgjegjshmërinë. Pra, ky sulmon raportin për t’u thënë delegacioneve ndërkombëtare se ju keni mashtruar, në një kohë kur vetë mashtron në çdo paragraf. “Lidhur me karakterizimin e fushatës elektorale si lartësisht të polarizuar, ne shënojmë se pavarësisht nga mosmarrëveshjet e forta, partia qeverisëse nuk kundërshtoi vendimet kryesore të KQZ, përfshi vonimin e publikimit të rezultateve të votimit elektronik”. E kuptoni? “Dhe pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, pas kërkesës së opozitës”. Shikoni sa zemërmëdhenj janë këta. Po ky turpëron një komb me këtë letër. Ky tregon se është kokë e këmbë i kapur, njëlloj si Altin Troplini.

Neutrale August 4, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
18 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?