Problemi Emergjencë Kombëtare
Skeda e personit të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe amerikane:
Mosha 61 vjeç
Me mjekër
Gjatësi 2 metër
Pesha 100 kilogramë e përpjetë
Flokët shkurt me tendencë tullac
Shtetësia lindur si shqiptar
Kombësia anon nga serbët
Profesioni antishqiptar
Në kërkim nga viti 2013-të
Adresa e punës Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Adresa e banimit, në Surrel dhe në avion
Ka 10 vite reformë me demek në drejtësi. Tetë vite SPAK. Tani kanë kapur korpusin ligjor në dorë për ta thyer sërish në mes. Nuk dihet ku ndalen.
Task Forca e Strukturës së Posaçme para 11 majit më tepër ishte një OFL e përsëritur me rezultat të munguar se sa një punë e qëruar. Po e nisim disi nga fundi me operacionin ndërkombëtar që përfundoi me propogandë kombëtare. 6 ton kokainë me një vlerë afro 410 milionë euro. Biznese ndërtime, personazhe interesantë. Po të shohësh pak me vëmendje kohët e bizneseve dhe zgjedhjeve vjen me një rastësi befasuese. Mandatet parlamentare kanë atësi.
Kështu rendi kronologjik i krijimit të shoqërive të çunave të operacionit më të fundit të SPAK
08.06.2016
24.10.2018
02.12.2020
16.02.2021
02.03.2022
01.10.2022
19.09.2023
Çdo përkim kohor me mandatet e mazhorancës aktuale është krejtësisht një rastësi natyrore e vullnetit të deleguar. Menjëherë pas 11 majit Struktura nuk la mënjanë se bashkiaku Benet Beci u mor i pandehur, Erion Veliaj i pandehur, Mazniku u transferua nga prokuroria e Tiranës në SPAK, Belinda Ballukut i nisën hetimet jo vetëm për Llogaranëmpor edhe për aeroportin e Vlorës, Myzyraj i Prokurimeve u mor i pandehur. Bashkiaku i bërë deputet, Tërmet Peçi është rrugës pas sekuestrimit të dosjeve të tenderave 60 milionë euro. Ministra të tjerë janë me çelësa në dorë
Henry E. Petersen, dikur në 1974 zv prokuror i përgjithshëm në SHBA do ta reformonte thënien e tij biblike në një seancë.dëgjimore Senat :“follow the monney” Në Shqipëri duhet të jetë ndiq kokainën betonin dhe zgjedhjet. Janë partnerët kërkues të operacioneve pasi në Amerikën Latine shqiptarët dhe kokaina janë bërë sinonime. Zotërimet e tyre me terren të zgjeruar në porte dhe aeroporte në BE është me një ndikim nga 35 në.40 përqind duke marrë vendin e dytë pas Ndranghettës. Një javë më parë Rama si bekues i rrugës së.mëndafshit të.pastrimit të parave dhe një dorë kulla e risorte. Degëzimet e fijet e grupeve të kokainës janë në këto investime këmbëkryq. SPAK ka kthyer godinën në një zyrë transparente ku vijnë amerikanët dhe evropianët eurojust e DEA. Shpall arreste. Bën edhe sekuestro. Po shefi…?!
Kështu kollajllëku me pafundësi provash na thotë se:
Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në..Surrel….
Basir Çollaku/ Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel..
Leave a comment
Leave a comment

