I dashur SPAK, natyrisht kjo është një metaforë rreth së vërtetës lidhur me funksionet publike e jo ato biologjike. Struktura e Posaçme lajmëroi këtë javë, akuzë ndaj kryebashkiakut të pandehur Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxe. Pastrim parash e fshehje pasurish. Janë marrë në akuzë rreth 30 persona. Aty ka zyrtarë bashkie biznesmenë, specialistë, viktima, derdimenë, dele e banorë të tjerë të koopshtit.
Një nga elementët thelbësorë të hetimit flet për një zonjë financiere të bashkëshortes Xoxe dhe pendesa e saj paska mbushur thesin e fakteve për çiftin bashkiak
Por kjo është më fort një dredhi e amnisti se sa udhë drejt rrënjëve të masakrës financave publike.
Çfarë po harrohet me një padashje të qëllimshme?! .
Erion Veliaj kryetar bashkie është.çift në pushtet e parti me Edi Ramën dhe jo me Ajola Xoxen.
Pasuri e fshehur dhe e pastruar?!
Nga i paskan ardhur Veliajt këto para në papërputhshmëri me ligjin?! Natyrisht nga shpërdorimi i detyrës. Përdorja e pushtetit!
Inceneratorët, 5D, Eco Tirana, Teatri Kombëtar, Ndranghetta, tendera rrugësh, shërbimesh, leje ndërtimi etj.
I marrim me rradhë shkurtimisht
Përse mungon akuza e grupit të strukturuar kriminal, organizatës kriminale siç neni 28 i Kodit Penal kur numri i të pandehurve është mbi 100 e abuzimeve me qindra milionë euro me lidhje të dulshme bashki-qeveri?!
Inceneratorët
Koncensioni ideuar e kërkesë zyrtare e firmosur nga Veliaj në emër të Këshillit Bashkiak, 430 milionë euro ku Rama ka firmosur bonus për një kompani fantazmë a i bashkon çiftin Rama-Veliaj?!
Teatri Kombëtar
Shembja e tij ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese konstaton shkeljet e ligjit a ishte një porosi urdhër e Ramës për Veliajn?! Rezultati dihet dhe vijon tenderi ndërtimit?! A e lidh kjo çiftin Rama-Veliaj
Ndrangheta-ndërtimet
Dosja e antimafias italiane e vitit 2020 ku njerëzit e Ndranghetës në Tiranë të dënuar në Itali marrin leje për kulla shumëkatëshe së paku 180 milionë euro ofertë ndërtimi dhe tendera në disa ministri. Madje dhe në Mijistrinë e Jashtme kur kjo drejtohej nga Rama pas largimit të Cakajt. A i lidh kjo çiftin Veliaj-Rama?!
Eco Tirana
Kompania tjetër e gjoja pastrimit me ortakëri në Verona ku pjesa italiane kishte lidhje me Ndranghetën dhe atje u bënë arrestime e sekuestrime thua u bë pas kurrizit të KM?! A e lidh kjo bashkë çiftin Veliaj Rama?! !
5D
A nuk ishin Veliaj dhe drejtorët bashkë?! A nuk ishin ekipi elektoral dhe prodhues të fitoreve të kërkuara nga Rama?! A nuk ka dijeni Rama për hotelin edhe ai kaluar nga zyra ku ai vendos dhe vulos?! A i lidh edhe kjo bashkë çiftin Veliaj-Rama?!
Lejet e ndërtimit
Miliona metër katror ndërtim në pallate e hotele. Ndërsa dihet se mbi katet e larta e përpjetë leje merret nga zyra e drejtuar nga Rama ndonëse ca tefterë dorëzohen në bashki. Këtu sipas gjithë raporteve të DEA të DIA të Europol, CIA pastrohen miliarda euro me nënë kokainën. A i lidh kjo bashkë çiftin Rama-Veliaj?! Çështjet janë të shumta. Abuzimet gjithashtu. Natyrisht bashkëshortja dhe vëllai i Veliajt janë në përfitimet e punës së kapërcyer ligjërisht nga kryebashkiaku. Financierja e penduar nuk i di këto, por publiku natyrisht i njeh mirë. Po përse SPAK nuk i sheh si çift abuzues të pushtetit në gjithë këto dosje të çiftit Rama-Veliaj?! Por dita e njoftimit të akuzës për marrjen të.pandehur por qëndrimin kryetar, ishte një dremitje politike sikur në godinën e xhamtë ka ndodhur një ujdi dhe jo një padi…
Basir Çollaku/ Erioni është “çift” me Edin jo me Ajolën.
Leave a comment
Leave a comment

