NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ligji për arsimin e lartë rrënoi universitetet…/ Analiza nga Prof. Lili Sula
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ligji për arsimin e lartë rrënoi universitetet…/ Analiza nga Prof. Lili Sula

Neutrale
Last updated: 2025/07/24 at 8:34 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Ideja për një ligj të ri për arsimin e lartë, 10 vite pas ligjit nr. 80 që na u premtua si një epokë e re moderne, sot duhet të pranohet si një dështim i plotë dhe me të edhe përgjegjësitë politike të atyre që e sollën dhe e rrënuan arsimin universitar.

Në kaosin e përditshëm të mohimit të së drejtës së pronës nga Thethi në Sarandë, të shkarkimit nga puna më një fjalë të vetme nga kryerilindësi të gjithë drejtuesve të bashkive të vendit, vjen si për ironi raporti i Bordit të Akreditimit të institucione të arsimit të lartë, i kurorëzuar me idenë e një ligji të ri për rilindjen e dështimit.
E gjithë kjo çoroditje e strukturuar, me shumë vatra problematike është një lojë për të shpërqendruar vëmendjen nga tjetërsimi i votës së zgjedhjeve të 11 majit dhe për të legjitimuar për të katërtën herë grushtin e hekurt rilindës.

Universiteti dhe pedagogu janë braktisur prej 2013 sepse diktaturat, siç ka dëshmuar historia e urrejnë dijen, elitën e shoqërisë dhe studentët.

Sot, në vitin e 13-të të qeverisjes rilindase,

– universitete tona nuk shfaqen në asnjë prej rankimeve ndërkombëtare dhe me rezultatet e deritanishme nuk do të përfshihen edhe për shumë vite të tjerë.

Lista është e gjatë dhe flet vetë:

– Më pak se 40% e programeve studimore janë akredituar; pjesa tjetër lëshon kartonë, jo diploma.
– Më shumë se 40% e pedagogëve janë me diplomë të nivelit Master sepse për një dekadë u mbyll doktoratura dhe universitetet u kthyen në shkolla të larta vetëm me dy cikle duke diskriminuar studentët për të ndjekur ciklin e tretë të doktoratë- sepse rekrutimet për staf akademik janë tërësisht të kontrolluara.
– 46% e personelit akademik punojnë me kohë të pjesshme në universitete, çka e zvogëlon ndjeshëm cilësinë dhe përkushtimin.
– Laboratorët dhe bibliotekat janë simbol i mjerimit teknologjik; ndërkombëtarizimi është farsë.
– Autonomia akademike është shkelur me këmbë; presionet, shantazhet, dhe përdorimi politik i universiteteve janë bërë norma. Klima e frikës, ngritjes së kulisave për të goditur integritetin e figurës së pedagogut është edhe më rëndë se ajo e paraviteve ’90, – politika e ka kapur botën universitare në torbën e pengjeve. Shkelet çdo kod etik e standard institucional, u bëhet presion pedagogëve dhe përdoren studentë nga ata që propagandojnë pikërisht të kundërtën.

Ndërkohë, rektori që i gëzohet telefonatës së sunduesit si një bekim dhe nuk nguron të ndajë me botën gazmendin që kurorëzon karrierën – një mishërim grotesk i kapjes së dijes nga propaganda.

– Kërkohen arritje cilësore në universitete dhe produkte shkencore pa mbështetur financiarisht kërkimin, por duke mashtruar vit pas viti e mandat pas mandati për rritje të financimit. S’ka si të ketë cilësi në arsimin e lartë, në këto kushte nënfinancimi, madje ka shterur edhe sasia, sepse sot në auditorët tanë ulen 40% më pak studentë se para 12 vitesh.
– Në harresë pakti me universitetin, heshtje për plagjiaturat, u fshinë nga mendja studentët, bursat për degët prioritare pa marrë parasysh se universitetet themelohen si tempuj përçues të dijeve e në shërbim të studentëve dhe përkundrejt kësaj tabloje të zymtë u hodh teza propagandistike që studentët e huaj të studiojnë tek ne.
– Mureve të demagogjisë nuk u interesojnë studentët shqiptarë që largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit, në institucione të rankuara, me zero taksë vjetore, për të fituar diploma e për të punuar në përputhje me fushën e studimit, për t’u paguar mirë e shumë më mirë se pedagogët e tyre e për të siguruar cilësi jetese normale.
– Studentët po largohen masivisht – jo vetëm nga vendi, por sepse nuk kanë besim se dija këtu vlen. Ndërkohë, propaganda për tërheqjen e studentëve të huaj është maskë për një shoqëri që nuk po mban dot të vetët.

Në vend të një vizioni për arsimin, kemi vetëm truke ligjore për të mbuluar kolapsin real dhe universiteti gjendet në këtë fazë– jo për mungesë të potencialit, por për shkak të një regjimi që i druhet çdo burimi të lirisë dhe mendimit të lirë.

Do të ishte e shëndetshme që sunduesit të grindeshin për fronin e dijes, por në këtë vend, vetëm një patokrat sundon, ndërsa universitarët, përgjithësisht, përkundër gjithçkaje, këndojnë në kor heshtjen.

Neutrale July 24, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
20 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
2 days ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
2 days ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?