Sot KQZ dha vendimin për marrjen e mandatit të deputetes për kandidaten e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, me bashkëdrejtues Endrit Shabani dhe Adriatik Lapaj.
Mandati i vetëm dhe i “luftës” i këtij koalicioni është marre nga Kleana Xhuveli, përfaqësuese e grupimit të Lapaj dhe kandidate për Tiranën, e renditur e katërta në listën e mbyllur.
Kush është deputetja Kleana Xhuveli?
Xhuveli është vajza e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Ajo njihet edhe si ‘motra’ e Lapajt për shkak të afërsisë shumë të madhe familjare që kanë me njëri-tjetrin.
Më herët lidhur me këtë person, Lapaj ka sqaruar se Xhuveli është biologjikisht vajza e tezes së tij, por e rritur nga e ëma e Lapajt që në moshën 8-muajshe.
“Unë kam një motër. Historia e motrës time është pak… po duhet ta sqaroj. Motrën nuk e kam biologjike, praktikisht është vajza e tezes time, por e ka marrë nëna ime 8-muajshe dhe ajo është rritur me ne. Është motra ime praktikisht”,- ka deklaruar Lapaj më parë.

