Këtu njerëzit janë të ndarë, disa besojnë se se frutat e ëmbla të stinës nuk ta rrisin sheqerin në gjak, nuk të shëndoshin, disa të tjerë kanë merak të janë qoftë edhe një kokërr rrushi apo fiku.
Sipas udhëzimeve të OBSH, sheqeri i marrë nga frutat nuk llogaritet në marrjen ditore për shkak të arsyeve të mëposhtme:
➡️ Frutat dhe perimet e ëmbla janë të pasura me fibra, të cilat zvogëlojnë përthithjen e tij në tubin tretës dhe rritjen e sheqerit në gjak.
➡️ Nuk ka asnjë raport që lidhet me efektet negative të konsumimit të frutave e perimeve të freskëta dhe nivelit të sheqerit të lartë në gjak.
⚠️Problemi qëndron tek sheqeri i shtuar i cili është sheqer industrial që i shtohet ushqimit ose pijeve gjatë përpunimit, përgatitjes së ushqimit ose direkt në tavolinën e ngrënies.
Sheqernat e shtuar mund të përfshijnë sheqerna natyralë, siç është sheqeri i bardhë, sheqeri kaf ose mjalti, si dhe ëmbëlsues të tjerë industrialë që prodhohen.
Prodhimet kryesore me sheqer të shtuar janë:
🍹Pijet e zakonshme joalkoolike
🎂Embëlsirat
🍬Karamelet
🫓Biskotat
🧇Byrekët
🧃Pije frutash, siç janë pijet me kartona, shishe, kanaçe.
🍧Ëmbëlsirat me qumësht, akilloret, kasatat, kosi frutave.
Cila është sasia e rekomanduar e sheqerit në ditë?
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon kriteret e mëposhtme për marrjen e sheqerit:
➡️Për gratë: Konsumimi i më pak se 6 lugë kafeje (25 g) sheqer në ditë
➡️Për fëmijët: Konsumimi i tre 2-6 lugë kafeje (12 deri në 25 g) sheqer në ditë
➡️Për burrat: Konsumimi i nëntë lugëve 8 (38 g) sheqer në ditë
OBSH sugjeron të konsumojmë deri në 5% të kalorive tona ditore me sheqer të shtuar, që është e barabartë me rreth 29 – 25 g sheqer të shtuar në një dietë prej 2,000 kalorish.
Cilat janë emrat e sheqernave të shtuar që shihen në etiketat e produkteve?
⚠️Shurup misri
⚠️Koncentrat lëngu frutash
⚠️Shurup misri me fruktozë të lartë
⚠️Mjaltë
⚠️Sheqer trans
⚠️Sheqer malti
Kimikisht shënohen me emra të tillë si dekstroza, fruktoza, glukoza, laktoza, maltoza dhe saharoza
Rreziqet shëndetësore të konsumimit të tepërt të sheqerit
Sheqeri është i dëmshëm për trupin tonë kur konsumohet mbi limitet e rekomanduara. Gjithashtu, sheqernat e shtuara ofrojnë kalori shtesë dhe zero lëndë ushqyese për ushqimin. Rreziqet më të zakonshme shëndetësore që lindin për shkak të konsumit të tepërt të sheqerit përfshijnë
⛔️Diabetin e tipit 2
⛔️Kariesin dentar (zgavrat)
⛔️Sëmundjet e zemrës
⛔️Sëmundjet e mëlçisë
⛔️Sëmundjen e Alzheimerit
⛔️Ulje të funksioneve njohëse e memories
⛔️Disa lloje kanceresh
Më poshtë po përmend disa nga përfitimet shëndetësore të eliminimit të sheqerit nga dieta:
✅️Ndalon përparimin e sëmundjes në personat që vuajnë nga diabeti
✅️Përmirëson metabolizmin tek njerëzit e shëndetshëm
✅️Zvogëlon stresin e shkaktuar nga sheqernat në organet jetësore si mëlçia dhe pankreasi
✅️Mban lëkurën të shëndetshme, të freskët.
✅️Ul tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit
✅️Ul peshën
✅️Zvogëlon luhatjet e humorit dhe dëshirat për ëmblsira
Kujdesuni për veten, mënjanoni sheqerin industrial dhe kufizoni në sasi frutat e ëmbëla gjithsesi.

