Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Labinot Fushë të Elbasanit, ku vëllezërit 8 dhe 10 vjeç po ruanin bagëtitë, ndërsa u futën për t’u larë në lumin Shkumbin, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg.
Trupat e pajetë të 2 fëmijëve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën për t’u larë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

