Me 17 Korrik të vitit 1977, regjimi komunist pushkatoi dy djem të rinj nga Librazhdi, dy miq, dy poetë: Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën.
Krimi i tyre i vetëm ishte vetëm fjala e lirë. Poezia e tyre fliste për dritë, ndërsa regjimi sundonte me errësirë. Ata nuk ishin armiq të popullit, por bij të popullit, me penën dhe zemrën e tyre i flisnin lirisë.
Diktatura nuk ka frikë nga armët, ajo ka frikë nga poezia. Sepse poezia është liri që nuk pranohet të nënshtrohet. Është zëri i ndërgjegjes që nuk pranon heshtjen para diktaturës.
Sot kujtojmë me nderim këta dy poetë martirë, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, jo vetëm si viktima të një regjimi të egër komunist, por si simbol i shpirtit të lirë shqiptar që nuk vdes kurrë.
🇦🇱 Lavdi poetëve martirë të Librazhdit!
*Axhami është kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit

