Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës.
Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.
Ndërkohë gjatë një proteste që këta punonjës të larguar për paaftësi nga puna ose se i shërbejnë klanit tashmë të diskredituar Soros që kontrollonte Departamentin e Shtetit është parë edhe ish ambasadore e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.
Në videon e publikuar nga “>Reuters duket qartë ish ambasadorja Kim.
Vendimi për largimet nga puna është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive.

