NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    3 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    4 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Shefqet Deliallisi/ INTELIGJENCA ARTIFICIALE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Shefqet Deliallisi/ INTELIGJENCA ARTIFICIALE

Neutrale
Last updated: 2025/07/12 at 9:27 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Parashikimi i paparashikueshëm

A është e përgatitur bota për ‘erën e re’ të inteligjencës artificiale, shpejtësinë me të cilën po zhvillohet, drejtimin që ka marrë ?
Ndërsa robotët e inteligjencës artificiale po bëhen gjithnjë e më të zgjuar, më të shkathët dhe për të njëjtën punë do të kërkohen gjithnjë e më pak njerëz. Pasoja e menjëhershme konsiderohet papunësia.
Po me trurin tonë çfarë do të ndodhë ?

FATI I KALIT…

Në një nga esetë e tij, (2016) Umberto Eco do shkruante : “Mendoni 100 apo më shumë vite më parë… kali përdorej kudo, në transport, në bujqësi, në miniera në luftë. ‘Kuajfuqia’ ende përdoret si njësi matje e energjisë.
Erdhi automobili më pas, i dobishëm për kuajt në fillim, lehtësoi së tepërmi punën e tyre, bëri që kali të duhej gjithnjë e më pak, derisa sot është pothuajse i papunë”.

“STUHIA” AFROHET…

Puna manuale, puna e kualifikuar dhe pakualifikuar, ka kohë që janë zbehur. Në fabrika, ferma shohim makina që janë më ekonomike, më të shpejta, më të sakta, që vazhdojnë të zëvendësojnë njeriun. Inteligjenca artificiale ka filluar të shkojë shumë më larg, të nxjerrë jashtë tregut të punës edhe specialistë me aftësi të larta. Po kërcënohet edhe puna e juristëve, mjekëve, arkitektëve, mësuesve, madje dhe artistëve. Kompjuteri po kompozon, po pikturon, po shkruan…
Me shpejtësi Inteligjenca njerëzore po transferohet nga truri te kompjuteri.

DHE EKSPERTËT…

Vinod Khosla, lider botëror në fushën e inteligjencës artificiale, në një intervistë të fundit (2024) : “Mendoj se afatgjatë, 30, 40, 50 vjet, nevoja për të punuar do të zhduket në shumicën e vendeve të botës…Ndërsa mjekët, 80% e tyre, brenda një brezi do zëvendësohen nga inteligjenca artificiale! Themeluesi i “Tesla” dhe “Space X” Elon Musk, në 28 maj, 2024 : “Njerëzit do të punojnë vetëm nëse dëshirojnë, puna s’do jetë më e nevojshme, AI dhe sistemet robotike do të prodhojnë gjithë mallrat, do sigurojnë gjithë shërbimet, punë mund të bëhet vetëm për hobi”! Ndërsa anglokanadezi, Geoffrey Hinton, një nga etërit e inteligjencës artificiale, fitues i “Nobel” në fizikë për vitin 2024, mbasi dha dorëheqjen nga “Google” më 2 maj 2023, paralajmëroi rreziqet në rritje nga avancim i shpejtë në fushën e inteligjencës artificiale: “Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë njerëzimin në 30 vitet e ardhshme”!
Mbi 1000 liderë të teknologjisë, në një letër të hapur në vitit 2023 kërkuan ndalimin e eksperimenteve të mëdha në fushën e inteligjencës artificiale : “mund të paraqesë rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin”.

NJË BOTË PA PUNË?!

Puna është pazgjithmërisht, e lidhur me qenien njerëzore… Filozofët të mëdhenj Marksi, Bergson, Dewey kanë argumentuar se puna është një tipar përcaktues i racës njerëzore. Jo vetëm mjet jetese, por dhe nevojë kryesore e jetës. Tiparet e Homo Sapiensit modern janë të lidhura drejtpërdrejt me prirjen e tij për të punuar. Ishte puna që e krijoi, e ktheu njeriun nga kafshë në njeri. Vërtetësinë e këtyre argumenteve e konfirmojnë gjetjet bashkëkohore në arkeologji, antropologji, gjenetikë

SHUMË PYETJE…

Fatkeqësisht parashikuesit optimistë shpërfillin rolin thelbësor të punës në zhvillimin e njeriut, madje disa prej tyre zhbërjen e punës e shohin si një mundësi për të kaluar në një model më të drejtë shoqëror ! Por, cilat do të ishin pasojat për racën njerëzore të një bote pa punë? Nëse makinat do të bënin punën, çfarë njerëzit do bënin ? Ç’do të ndodhte me njeriun, ndërsa do të do të zhvillohej nën presionin selektiv të sistemeve të inteligjencës artificiale dhe robotikës?
Mundet ne të eliminojmë punën, t’i ndryshojmë rrjedhën evolucionit? Do të ishte absurde të mendohej që trashëgimtarët e miljona viteve evolucion, të mund të ndalnin evolucionin!

“PËRDORE OSE HUMBE”

Një parim i rëndësishëm na vjen nga historia e evolucionit. Parimi “përdore ose do ta humbësh” sipas të cilit, nëse struktura apo funksione të organizmave të gjalla nuk përdoren rregullisht, me kalimin e kohës dobësohen, degradohen, madje dhe humbin fare.
Ky parim gjen zbatim në aspekte të ndryshme të biologjisë te muskujt, truri, madje edhe në përshtatjen evolucionare.
Mospërdorimi atrofizon ato, humb masën dhe forcën e muskujve. E njejta gjë ndodh dhe me trurin, qarqet neurale dhe sinapset (lidhjet), nëse nuk përdoren, dobësohen ose dhe paksohen. Nëse aftësi apo njohuri në fusha të caktuara, ndalen së përdoruri, strukturat e trurit të lidhura me to degradojnë, bëhen të pa përdorshme.
Parimi “përdore ose humbe” nxjerr në pah natyrën dinamike, adaptive të sistemeve biologjike.

ME TRURIN ÇFARË DO NDODHË ?

Truri ynë vepron si një softwear i një hardwari që është organizmi.
Evolucioni është historia e ndryshimit të pandalshëm të jetës, përshtatjes së saj në çdo mënyrë të mundshme. Në themel të evolucionit qëndron truri. Është truri që ka ndryshuar në rrjedhën e evolucionit, bashkë me të ka ndryshuar dhe qenia njerëzore… Në epokën e inteligjencës artificiale që sapo kemi hyrë, pjesë të rëndësishme të inteligjencës njerëzore po transferohen nga truri në sistemet e inteligjencës artificiale.
Sapo na del një pyetje, refleksi i parë hapim celularin dhe kërkojmë përgjigjen në “Wikipedia” apo “Google”.
Në të njëjtën mënyrë kemi transferuar edhe aftësinë tonë për të llogaritur… Tabela e shumëzimit, është harruar.
Ku po shkojmë, mos do ta nxjerrim edhe trurin të papunë? Mos mungesa e aktivitetit do ta degradojë, atrofizojë ?
Një përvojë e kemi. Mungesa e aktivitetit fizik si pasojë e automatizimit është një nga shkaqet e epidemisë botërore të obezitetit, që transformoi sëmundshmërinë botërore me shpërthimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit, që kanë tronditur nga thenelet sistemet shëndetësore…
Mos mungesa e aktivitetit të trurit do shpërthejë ndonjë epidemi të demencës apo Alzheimer-it
Një shqetësim të ngjashëm kishte shprehur dhe Platoni shekuj më parë. Lindja e shkrimit, bëri të mundur që një pjesë të memories njerzore të transferohej jashtë trurit në librat. Para lindjes së shkrimit, njerëzit kishin memorie shumë më të mirë. Shumë gjëra i dinin përmendësh dhe, me lindjen e shkrimit, shqetsohej Platoni, s’do të kishin më nevojë…mbasi gjithçka do të ishte shkruar…
E vërteta është se truri u përdor për shumë gjëra të tjera.

PARASHIKIMI I PAPARASHIKUESHËM…

Çfarë do të ndodhë ? Do ta përdorim trurin për diçka tjetër ? Ndoshta inteligjenca artificiale mund të shërbejë si një sitmul për procese të inteligjencës njerëzore. Ndoshta!
Sot kemi mundësi të bëjmë vetëm parashikime afatshkurtra në lidhje me AI, parashikimi afatgjatë është i pasigurtë dhe duhet të merret me rezervë. Nuk dihet se si teknologjia do të evoluojë.
Ajo që ekspertët këshillojnë është se duhet ndalur vrapi, madje duhet bërë një hap prapa… Avantazhet e inteligjencës artificiale, ashtu si dhe rreziqet janë të padiskutueshme. Thelbësore është të investohet më shumë dhe sa më parë në sigurinë dhe kontrollin e saj.

DUKE E MBYLLUR…

Shefi i “Google”, Sundar Pichai, në një intervistë dhënë kohë fundit do shprehej: “Mos bëni gabim, ne jemi në një tren me shpejtësi të lartë për momentin, shqetësimi është se një ditë vetë treni do të fillojë të ndërtojë shinat e tij”.

Neutrale July 12, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
2 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
3 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
4 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
4 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
4 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?