Pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Donald Trump për shpalljen non grata të trafikantëve të narkotikëve, trafikut ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm vjen takimi i Ambasadës Amerikane me prokurorë të SPAK për luftën kundër narkotikëve.
Njoftimi i plotë nga Ambasada e SHBA në Tiranë:
🇦🇱 Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë. Lexoni më shumë rreth fokusit të Administratës Trump për ndjekjen penale të anëtarëve të karteleve dhe organizatave kriminale që bashkëpunojnë me ta: https://www.justice.gov/ag/media/1388546/dl?inline=
🇺🇸 Today, Chargé d’affaires Nancy VanHorn met with SPAK Chief Altin Dumani and some of the dedicated prosecutors that fill the institution’s ranks. Ms. VanHorn commended SPAK’s collaboration in the United States’ fight against transnational crime, narcotrafficking, and illegal migration and thanked Mr. Dumani for SPAK’s courage and commitment in taking down criminal networks that threaten the security of the United States and Albania. Read more about the Trump Administration’s focus on prosecuting cartel members and the criminal organizations that collaborate with them: https://www.justice.gov/ag/media/1388546/dl?inline=

