Teksa në fshatin e famshëm turistik të Thethit këto ditë janë prishur një sërë ndërtimesh, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës së të enjtes.
Një restorant është përfshirë nga zjarr i madh duke e shkrumbuar krejtësisht.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, i gjithë restoranti është përfshirë nga flakët dhe çdo ndërhyrje e banorëve ka rezultuar pa sukses.
Mësohet se restoranti është në pronësi të z.P. Gj.
Si pasojë e zjarrit ka patur vetëm dëme materiale, teksa kanë qenë banorët e fshatit, të cilët kanë ndërhyrë për të izoluar zjarrin dhe për të shmangur përfshirjen e ndërtesave të tjera.




