NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    3 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Doktor Ilir Allkja sqaron: “UNË E PËLQEJ SHUMË KRIPËN …”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Doktor Ilir Allkja sqaron: “UNË E PËLQEJ SHUMË KRIPËN …”

Neutrale
Last updated: 2025/07/08 at 12:36 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Një ndjekëse më shkruan:
“Prsh Doktor desha te bej nje pyetje un jam shum keq me kripën un po nuk hengra gjëra të kripura disa herë në ditë un nuk jam mir. Më fal per qetesimin por desha nje pergjigje nga ti respekte”

E nderuar “L”, nuk je vetëm ti që je e lidhur me kripën.
Ka plot njerëz që pëlqejnë patatet e skuqura me kripë, turshitë, djathin e kripur, mishin e pjekur me shumë kripë etj ??

Sot kripa konsiderohet njëlloj si sheqeri për nga dëmet që sjell në shëndet.

Arsyet e dëshirës për kripë janë me shumë “shtresa” të cilat do ti përmend më poshtë .

Trupi jonë ka nevojë për sasinë e duhur të kripës për funksionin normal të qelizave tona, sidomos për mbajtjen e ujit.
Nëqoftëse merrni më pak kripë se sa duhet, ju prapë do të keni probleme në organizëm.

Kripa përmban dy elementë bazë klorin dhe natriumin. Marrja me shumicë e natriumit me kalimin e kohës mund të ndikojë në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Efekti i parë është rritja e presionit të gjakut që sjell një sërë efektesh të dëmshme sistemike.

🔴Marrja me tepricë e kripës mund të dëmtojë:

☑️Enët e gjakut: Me kalimin e kohës, qelizat endoteliale që mbështjellin enët e gjakut nga brenda ngurtësohen, kështu që gjaku nuk vadit trupin në mënyrë efektive.

☑️Zemrën: Zemra duhet të punojë më shumë për të qarkulluar gjak në të gjithë trupin. Kjo punë e tepërt, rrit rrezikun për një zemër të zmadhuar, një parashikim jo i mirë për të ardhmen tuaj.

☑️ Veshkat: Veshkat nuk funksionojnë aq mirë, sepse edhe ata po punojnë më shumë, duke filtruar sasi të mëdha kripe, e duke u dehidruar .

☑️Trurin: Gjaku nuk shkon në tru siç duhet, gjë që mund të çojë në probleme të të menduarit dhe kujtesës .

Një fiksim për kripën shpesh vjen nga një kombinim faktorësh. Duhet të peshosh gjithçka.
Nëse është një dëshirë e shkurtër, ajo mund të bazohet në mënyrën se si po ndihesh në atë kohë, në atë situatë.

Por nëse gjithmonë keni nevojë për kripë, atëherë bisedoni me një mjek.

Ju mund të keni një arsye themelore për të cilën duhet të kujdeseni.

🔥🧂🧂Unë po rreshtoj 6 arsye përse Ju që ju dëshironi më shumë kripë:

1. Stresi
Oreksi i tepruar nga stresi ka të bëjë me nivelet larta të kortizonit, i cili rrit metabolizmit, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit oreksin.
Ne duam ato ushqime që “na shkon mendja”. Po kalojmë një ditë të keqe, kështu që me të vërtetë duam të ngushëllojmë veten me ushqimin e preferuar.

2. Mungesa e gjumit
Ngjashëm me stresin, mungesa e gjumit ndikon në hormonet tuaja dhe dëshira për kripë pasi kur nuk flen mirë:
– Kur nuk fle mirë, nivelet e kortizolit rriten.
– Leptina i “thotë” trurit të ndalojë të së ngrëni kur të ngopet stomaku.
– Nëse nuk flejmë mjaftueshëm, trupi prodhon më pak leptinë dhe më pak vetëkontroll rreth ushqimeve që dëshironi.

– Grelina nxit oreksin. Mungesa e gjumit shkakton një rritje në nivelet e grelinës dhe për pasojë rritje urisë.

– Serotonina: I njohur ndryshe si hormoni i “lumturisë ”, nivelet e serotoninës së trurit bien nëqoftëse nuk flini mjaftueshëm. Si rezultat, ju mund të kërkoni burime të jashtme kënaqësi – si ajo qese me patatine, pjata me djathë të kripura, etj – për t’ju bërë të ndiheni mirë.

Kur njerëzit janë të lodhur dhe dëshirojnë kripë, ata kanë më pak vullnet.

Shenjat e tyre të urisë janë më të forta.

Atyre u mungon energjia për të përgatitur vaktin ose për të dalë dhe për të blerë ushqim të shëndetshëm.

Të gjithë këta faktorë e bëjnë më të vështirë mposhtjen e dëshirave për ushqim e ushqime të kripura në veçanti.

3. Sindroma premenstruale (ndryshe gjendja para periodave)
Gratë përjetojnë ndryshime të hormoneve dhe si rezultat, ata dëshirojnë më shumë ushqime të ëmbla ose të kripura, veçanërisht rreth periodave të tyre.

4. Aktiviteti fizik
Sa më shumë të keni aktivitet fizik, aq më shumë djersiteni. Shumë djersitje zvogëlon nivelet e natriumit në trupin tuaj.
Trupi juaj përgjigjet duke rritur dëshirën tuaj për kripë.

5. Sëmundja Addison
Sëmundja Addison, ose pamjaftueshmëria e veshkave, është një gjendje e rrallë kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm hormone të caktuara, përfshirë kortizonin.
Këto hormone kontrollojnë ekuilibrin e kripës dhe lëngjeve në trup. Organizmi dëshiron kripë, sepse nuk mund ta mbajë normalisht atë në qeliza.

6. Mërzitja
Shumë herë, të hash është thjesht diçka për të kaluar kohën.
Mua më ndodh shpesh ta bëj këtë , aq sa gruaja më nxit të dal, që të mos ha.
Për më tepër, ushqimet e kripura janë të dashura por edhe të gatshme.
Ata zakonisht bëhen paraprakisht, kështu që nuk duhet të gatuani.

🔥 10 mënyra për të luftuar dëshirat e kripës🔥

Të gjithë e dimë se mbrojtja më e mirë është një sulm i mirë. Pra, para se të goditen ato dëshira për kripë, provoni këto mënyra:

Hani ushqime të plota, të që i gatuani vetë.
Mo’s fusni në frigorifer ushqime të gatshme apo gjysëm të gatshme.
Ushqimet e gatshme përbëjnë 75% të natriumit që njerëzit konsumojnë.
Mundohuni të shmangni ose kufizoni ushqimet dhe vaktet e para-paketuara.

Vendosini kufij vetes tuaj.

Njerëzit konsumojnë midis 6-15 gram kripë në ditë, por kardiologët rekomandojnë që të marrim 3-8 gram në ditë.
Kjo sasi është vetëm një lugë çaji kripë.

Marrja e kripës shtohet nëse nuk po e keni mendjen, mbani llogarinë e kripës 😀.
Më kujtohet që në kohën e Enverit llogaritej edhe kripa 🙄.

Planifikoni vaktet para kohe.
Është kaq e lehtë të porosisni një vakt të mbushur me natrium , nga celulari juaj , dhe direkt të vjen pizza me motor 🍕, apo hamburger 🍔 në derën tuaj për gjysmë ore.

Planifikimi i vaktit jo vetëm që ju jep kontroll se sa kripë po hani, por me lehtësi vendosni ju për ushqime të shëndetshme ose një meze të lehtë veten tuaj.

Gatuani me erëza pikante. Kripa stimulon receptorët në trurin tuaj duke e trajtuar të kripurën si ushqim të shijshëm.
Për të njëjtin efekt, kënaqeni shijen tuaj me barëra dhe erëza në vend të kripës së shtuar.

Zgjidhni restorante që shërbejnë ushqime të plota. Kur të hani jashtë, zgjidhni vendet që gatuajnë ushqime nga e fillimi .

Njihni mundësitë tuaja. Patatinat e patates nuk janë mënyra e vetme për të kënaqur gojën tuaj.
Njohni shenjat e urisë kundrejt dëshirave. Shumë herë, uria na bën të kapim ushqimin e kripur kur do të ishim kënaqur me proteina të tilla si një vezë e zier, kosi, një supë apo një turli perimesh.
Qëndroni të hidratuar. Është e lehtë të përzjeni etjen me shenjat e urisë.

Lexoni etiketat e ushqimit. Etiketat e ushqimit tani tregojnë informacionin e të ushqyerit për të gjithë paketën dhe për racione individuale, duke e bërë më të lehtë për të gjetur se çfarë po hani.

Hani atë ngadalë .
Shpesh, është më lehtë të zvogëlohet marrja e kripës me kalimin e kohës sepse kështu ndryshon kuptimi për shijen.

Është e rëndësishme edhe vëmendja ndaj cilësisë së ushqimit që hani. Sa më pak i përpunuar të jetë, aq më pak duhet të shqetësoheni për kripën e tepërt .

Ju këshilloj ta ndani këtë shkrim me miqtë tuaj që kanë probleme me kripën.

Kujdesuni për veten.

Dr Ilir Allkja

Neutrale July 8, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
22 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
2 days ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
2 days ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
2 days ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?