Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit dhe ekipit kombëtar Portugez, vdiq këtë mëngjes në një aksident tragjik në autostradën spanjolle të Zamorës.
Mediat sportive shkruajnë, se ngjarja e rëndë ndodhi në kilometrin e 65-të në autostradën A-52, pranë komunës Palacios de Sanabria.
Jota ishte duke udhëtuar me një makinë me vëllain e tij, Andrea 26 vjeç dhe shoferin kur automjeti u përplas në rrugë.
Përplasja ka shkaktuar një zjarr që e ka përfshirë makinën në vetëm pak sekonda duke iu marrë jetën të treve.


