Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Noka, pasi dha dëshminë në SPAK pati një prononcim për mediat.
Ai ka zbuluar edhe arsyen e thirrjes nga prokurorët e posaçëm.
“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar Akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke I bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, tha ai.

