NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    3 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

Neutrale
Last updated: 2025/06/24 at 5:38 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Tre ngjarje rreth një individi, u kryqëzuan jo rastësisht në SHBA, kur Rama pasi kishte shpartalluar zgjedhjet me 11 maj, turrej plot triumf kënetor andej e këndej mes lobimeve, të merrte një dorë bekim amerikan. Por spaska qenë e thënë. Rama ndonëse u përpoq pas fitores së Trump ta largojë veten nga klubi “Soros” duke fshirë si një testim fotot, u gjunjëzua nga publikimi për kujtesë e mos-harresë nga Aleksi, të cilat u shërbyen dhe si mesazh për të mos dalldisur sjellje. Kështu Rama udhëtoi për në dasmën e Aleks Soros bashkë me zonjën e tij, në këtë takim politik majtistësh amerikanë më shumë se sa aheng çiftimi. Po në këtë mbërritje dasmore të KM shqiptar, mediet amerikanë botuan një sërë shkrimesh duke lajmëruar sipas burimeve të tyre, se është rihapur dosja Rama-McGonigal. E kjo ndodh kur ka të dhëna të cilat çmohen si të reja hetimore për rikthimin e çështjes. Sikur të mos mjaftonte kjo, vjen më pikant dhe më me shumë ndikim, botimi nga media më e madhe amerikane Fox News, dihet afria e saj me administratën Trump, e një shkrimi të diplomatit, ish-ambassadorit Agim Nesho, “Njihuni me Ramaduro-n” . Shkrimi botuar në rubrikën opinion, merr një peshë ende më të madhe duke ditur se lexueshmëria e njërëzve politikë në këtë adresë mediatike, është e atyre personazheve ku shkojnë vendimmarrjet e mëdha. Saktësimet shkojnë edhe për lidhjet kriminale të pamohura nga KM, ndaj vjen krahasimi me vend me Maduron, apo miqësinë e ngjitur të Ramës me Soros dhe kundër-trumpizmin e të dyve si të bashkëstërvitur e cila nuk arnohet me një sazan.. Tërbimi i Ramës ka çuar në këmbë ushtrinë mediatike shqiptare të tredhur gjithandej, pasi janë varur në financat e shpërndara prej tij në xhepat e tyre. Mendimtarët e fjalës së kapur në Tiranë mendojnë se ambasadori është aksioner në Fox dhe mund të vetëvendosë për publikimin e artikullit në kategorinë opinion?? Kjo është një ftesë për mbikqyrje të shëndetit mendor. Sigurisht redaksia e televizionit më të shikuar në USA, redaktorët lejues të publikimit nuk marrin porosi, as botojnë materiale jashtë së vërtetës, sepse ata nuk kanë një “Fuga” . Duke kujtuar se ambasadori ka botuar në këtë medie edhe shumë shkrime të tjera, duke u konfirmuar si një shkrues me besueshmëri për operatorin publikues. Halli duket se koka është në Foxneës e trupi në ertv-të shqiptare, të cilat turren të shpëtojnë atë çfarë mund të ketë mbetur nga KM i shpartalluar në opinionin ndërkombëtar. Duhet t’i ngjajë peri gëzofit thotë populli. Po përse ulërasin mediet incenerator, tendermarrëse, pallatndërtuese, investitore strategjike, tre mediet kombetare janë të tilla, apo edhe të tjera lokale, e një turrë medie sociale, kanë hallin e fundshpinës së shefit KM, e jo të shqiptarëve. Sepse ai është individi ushques me para publike të këtyre të quajturve sipërmarrje të denoncimit të fenomenit ku majmen vetë bashkë me fajtorin. Sepse ai u jep një dorë edhe të mbrohen nga Struktura e Posaçme sepse disa prej tyre do të ishin të pandehur ose në qeli sot, për ngjarje të rënda korruptive, kriminale, të trafiqeve e pastrimit të parave. Sepse ata janë eunukëzuar prej tij prej 10 vitesh nga paraja e zeza qarkulluese nëpër llogaritë e tyre. Kanë hall të përbashkët. Sepse Ramaduro nuk rrëzohet vetëm por hap kusure të mëdha edhe për ertv-të e tiranës me emra privatë pas shembjes. Më kujtohet ngjarja me Bild ku kam punuar me kolegët gjermanë. I paditi, u kërkoi 100 mijë euro. Pastaj u tërhoq se i dolën djem të mirë shefat e redaksisë. Ndoshta avoakti gjerman Matthias Prinz, që i kushtonte një orë mbrojtje 750 euro, ka gjetur një shteg dakortësie sipas modelit të kompromiseve me dëme të “vogla” anësore për palën paditëse, e cila u lajmërua në seancë paraprake se e kishte davane e humbur..

Neutrale June 24, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
1 day ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
2 days ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
2 days ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
2 days ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?