Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, është marrë I pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Myzyri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera publikë.
Kujtojmë se Jonaid Myzyri mban postin e kreut të KPP-së që prej vitit 2020.
Ky institucion është autoriteti më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve publike dhe shqyrton ankesat që lidhen me tenderat, koncesionet, partneritetet publike-private, ankandet publike dhe lejet minerare.

