16-vjeçarja shqiptare që ishte zhdukur në Petralona u gjet sot – Një hetim për shkaqet e zhdukjes është duke u zhvilluar
16-vjeçarja kishte qenë e zhdukur prej një jave.
16-vjeçarja Emilia u gjet sot, më 23/06/2025, duke i dhënë fund ankthit të të gjithë atyre që e kërkonin.
Emilia Veliu po merr kujdesin që i nevojitet, ndërsa Autoritetet e Policisë po kryejnë një hetim për shkaqet e zhdukjes së saj dhe kushtet me të cilat u përball, nga data 16.06.2025 kur u zhduk deri më sot kur u gjet.
16-vjeçarja u zhduk më 16/06/2025, nga Petralona, Atikë, dhe “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e saj më 17/06/2025, ku menjëherë vazhdoi me publikimin e informacionit të saj.
Nga Athina shkruan Shpetim Zinxhiria (Portali Fjala News)

