Ngushtica e Hormuzit është një ngushticë detare jashtëzakonisht strategjike që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit, dhe përmes tij me Oqeanin Indian. Ajo është rruga e vetme detare për eksportet e naftës nga vendet e Gjirit Persik drejt tregjeve ndërkombëtare.
Ngushtica është 39 kilometra e gjerë në pikën më të ngushtë, dhe ndodhet midis Iranit në veri dhe Omanit e Emirateve të Bashkuara Arabe në jug dhe përbën një pikë kyçe për transportin global të energjisë, pasi rreth 20% e naftës së konsumuar çdo ditë në botë, që përkthehet në rreth 20 milionë fuçi në ditë, kalon përmes saj.
Kjo e bën Ngushticën e Hormuzit një nga nyjet më të ndjeshme dhe të rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike në botë dhe mbyllja e saj, mund të ketë pasoja në tregjet ndërkombëtare.
Përgatiti: Kostantin Luçi

