Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka publikuar sot në rrjetet sociale një vendim të vitit 1924, kur mbas grushtit të shtetit, kryeministër u bë Fan Noli.
Bëhet fjalë për vendimin e ndërrimit të emrit të Shëngjinit në Willson në nder të Presidentit Amerikan që mbrojti çështjen shqiptare.
Mbas këtij publikimi, mediat e ndryshme e kanë interpretuar që ky vendim do të rikthehet përsëri.
Për hir të së vërtetës ka një nxitje nga vetë Ndreu për këtë interpretim mbasi njëra nga fjalitë e tij në postim është:”Po sikur ta ribejme perseri vendimin?!”
Mbasi ka parë reagimin, kryebashkiaku ka reaguar përsëri në rrjetet sociale duke theksuar se nuk ka asnjë ide të tillë, as propozim.
Më poshtë postimi i tij në kujtesë të vendimit të para 101 vitesh:
“Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emrin “Wilson”, ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Wilson!
Shoqeria “Vatra” ja komunikoi vendimin agjensise “Associated Press” e cila e shperndau ne gjithe shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirenjohjen e tyre per nderin qe vendi yne ju beri!
Po sikur ta ribejme perseri vendimin?!🤔
Me poshte dekreti dhe komenti per lajmin!”



