Vendimi u miratua sot në Riksdag.(parlament)
Kjo do të thotë që shkolla e detyrueshme suedeze do të jetë dhjetë vjet e gjatë, në vend të nëntë, duke filluar nga vjeshta e vitit 2028.
Klasa parashkollore e sotme do të eliminohet plotësisht dhe do të zëvendësohet me një klasë të re 1. Klasa e 9-të do të bëhet klasa e 10-të.
– Ndihemi fantastikë që më në fund e arritëm këtë. Me një shkollë të detyrueshme dhjetëvjeçare, po i kushtojmë më shumë vëmendje aftësive bazë, siç janë leximi, shkrimi dhe aritmetika.
Fakti që arsimi po bëhet më i barabartë ia vlen vërtet të festohet, thotë Ministrja e Arsimit Lotta Edholm.
Urim Gjata njofton nga Stokholmi

