Nga Kim Mehmeti
UNICEF, ka deklaruar se mbi 50 mijë fëmijë palestinezë janë vrarë ose lënduar, që është e barabartë me një fëmijë në çdo 20 minutë.
Po, ky është shkatërrim i fëmijërisë, shkatërrim i vetë jetës, ky është gjenocid që zhvillohet përpara syve të botës.
Vrasësit e pafajësisë fëmijërore nuk do mund t’i bënin këto krime monstruoze nëse presidentët e vendeve Perëndimore nuk do shkonin të fotografohen me drejtuesin e qeverisë gjenocidiale izraelite..
Ndkrkohë asnjëri prej tyre nuk shkoi në Palestinë që t’i përkrahë e të fotografohet pranë fëmijeve palestinezë të molisur nga uria dhe të mbetur pa gjymtyrë nga bombat izraelite.
Pra asnjë burrështetas Perëndimore – e le më këta pakurrizorët tanë – nuk doli publikisht t’i mbështet fëmijlt palestinezë që nuk kërkojnë asgjë përpos se të jetojnë të lirë në token e të parëve të vet.
Ky gjenocid është i pakrahasueshëm me cilindo tjetër të ndodhur në këtë botë jo vetëm për nga numri i fëmijëve të vrarë, e as pse zgjatë dekada me radhë, por pse as që fshihet nga sytë e botës, gjë të cilën nuk guxuan ta bëjnë as nazistët.
Dhe ky gjenocid tregoi se jo vetëm shumica izraelite, por edhe pjesa më e madhe e botës – e posaçërisht ajo arabe – është pa ndërgjegje dhe e pandjeshme ndaj vuajtjes së të varfërve dhe të pambrojturve. (Kim Mehmeti)

