Nga: Samuel Samson
Këshilltar i Lartë i Byrosë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë në Departamentin e Shtetit
Ky shkrim është publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit
Nga: Samuel Samson
Këshilltar i Lartë i Byrosë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë në Departamentin e Shtetit
Lidhja e ngushtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës e tejkalon afërsinë gjeografike dhe politikat transaksionale. Ajo përfaqëson një lidhje unike e farkëtuar në kulturën e përbashkët, besimin, lidhjet familjare, ndihmën reciproke në kohë konfliktesh dhe mbi të gjitha një trashëgimi të përbashkët të qytetërimit perëndimor.
Partneriteti ynë transatlantik mbështetet nga një traditë e pasur perëndimore e ligjit natyror, etikës morale dhe sovranitetit kombëtar. Kjo traditë rrjedh nga Athina dhe Roma, nga kristianizmi mesjetar, drejt precedentëve ligjor anglez dhe dokumenteve themeluese të Amerikës. Pohimi revolucionar i Deklaratës amerikane që njerëzit “ janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të caktuara të patjetërsueshme”, i bën jehonë mendimit të Aristotelit, Tomas Akuinit dhe mendimtarëve të tjerë me peshë evropiane të cilët njohën se të gjithë njerëzit zotërojnë të drejta natyrore që asnjë qeveri s’mund t’i heqë arbitrarisht apo mohojë. Amerika i mbetet boxhli Evropës për këtë trashëgimi intelektuale dhe kulturore.
Kjo lidhje ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara është gjithashtu arsyeja që flasim lirisht edhe kur nuk biem dakord apo kemi shqetësime- dhe ja pse administrate e Trampit tingëllon alarmuese në Evropë. Kur Zv. Presidenti Vance iu drejtua këtë vit Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ai e bëri të qartë, duke deklaruar: “çfarë më shqetëson është kërcënimi nga brenda, tërheqja e Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore- vlera të ndara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në periudhën pas dy luftërave botërore shkatërruese, kombet evropiane kërkuan të parandalonin katastrofat e ardhshme përmes krijimit të strukturave supranacionale që do të lidhnin kombet edhe më ngushtë së bashku dhe të lejonin për më shumë angazhime thelbësore diplomatike dhe ekonomike. Ithtarët e këtij rendi të ri, përfshirë partitë në kuptimin e mirë kristiane dhe prodemokratike, kërkuan një transformim të madh në një botë që do të tejkalonte ndarjet e kombësive dhe besimeve fetare në një kohë të paqes së paprecedentë. Përmes tejkalimit të spirancave të kombformimit, kulturës dhe traditës. liberalizmi global premtoi atë që Francis Fukuyama e quajti “ fundi i historisë” risia fondamentale e jetës politike.
Sot, këto premtime janë kthyer në rrecka. Çfarë qëndron pas kësaj është një fushatë agresive kundër vetë qytetërimit perëndimor. Në të gjithë Evropën, qeveritë kanë armatosur institucionet politike kundër qytetarëve të tyre dhe kundër trashëgimisë së tyre të përbashkët. Larg nga forcimi i parimeve demokratike, Evropa është kthyer një çerdhe e censurës digjitale, emigracionit masiv, kufizimeve mbi liritë fetare dhe një numër goditjesh të tjera ndaj vetëqeverisjes demokratike.
Këto prirje shqetësuese janë rritur më shumë vitet e fundit. Në Mbretërinë e Bashkuar, policët po arrestojnë besimtarë kristianë si Adam Smith-Connor dhe Livia Tossici-Bolt- sepse luten në mënyrë të heshtur jashtë klinikave të abortimit. Në vitin 2023, mbi 12 000 qytetarë britanikë u arrestuan për postime në rrjetet sociale, përfshirë komentet kritike ndaj krizës së migracionit të Evropës që autoritetet e konsideruan si “ ekstremisht ofenduese”
Në Gjermani, qeveria ka ngritur sisteme të avancuara për të monitoruar dhe censuruar rrjetet sociale nën maskën e luftimit të dezinformacionit dhe parandalimit të shkeljeve. Kur qytetarët gjermanë shprehin shqetësime legjitime rreth pasojave ekonomike dhe sociale të globalizimit ose kritikojnë politikanët, ata riskojnë për t’u gjobitur, etiketuar si radikalë apo edhe bastisur shtëpitë e tyre nga agjensitë ligjzbatuese. Akti i Shërbimeve Digjitale i Bashkimit Evropian, i miratuar për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e dëmshme online, përdoret për të heshtur zërat disidentë përmes moderimit oruellian të përmbajtjes. Rregullatorët e pavarur tani policojnë kompanitë e mediave sociale, përfshirë platforma të spikatura amerikane si X dhe kërcënojnë me gjoba të jashtëzakonshme për mospërmbushje të rregullave strikte të shprehjes.
Ky mjedis kufizon gjithashtu zgjedhjet në vendet evropiane. Siç është theksuar kohët e fundit nga Sekretari Rubio, partia popullore “Alternativa për Gjermaninë” sapo është etiketuar si organizatë ‘ekstremiste” nga shërbimi gjerman i sigurisë që mund të çojë në një përjashtim të kësaj partie nga procesi i zgjedhjeve. Kandidatja udhëheqëse presidenciale e Francës, Marine LePen, u akuzua për përvetësim dhe shmangje nga procedura standard, duke iu hequr menjëherë e drejta për të kandiduar. Kufizime të tilla kanë ndodhur në mënyrë të ngjashme në Poloni dhe Rumani kundër partive politike apo politikaneve të përzgjedhur. Në të njëjtën kohë, kombe kristiane si Hungaria etiketohen padrejtësisht si autoritare dhe abuzuese me të drejtat e njeriut.
(Imazhi është marrë nga facebook i Ambasadës SHBA në Tiranë)

