Opozita, përkatësisht Partia Demokratike në qoftë se e ka vendosur seriozisht të mos i njohë zgjedhjet e 11 Majit, duhet orë e më parë të shpallë pavleshmëri apsolute të zgjedhjeve në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, dhe për mendimin tim s’ka pse merret me Qytetin Stalin, Kukësin apo Memaliajn.
Pasi :
1️⃣-Administrata publike në këto qarqe është sa 10 fishi i 9 qarqeve të tjera dhe përdorimi i saj në zgjedhje ka qënë fenomen epidemik.
2️⃣-Numri i deputetëve që prodhojnë këto tri qarqe është 65, pak më pak se gjysma e parlamentit.
3️⃣-Bandat më të rrezikshme të provuara botërisht si të lidhura ngushtësisht me qeverinë janë të përqëndruara pikërisht këtu.
4️⃣-Paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në masën mbi 90%, janë të investuara në këto tri qarqe.
5️⃣-Intimidimi, frikësimi, përdorimi i shtetit dhe asetëve të tij ka ndodhur pikërisht në këto qarqe ku mazhoranca siguroj plot 37 mandate.
6️⃣-Në këto tri qarqe janë zgjedhur deputet nga radhët e shumicës qeverisëse, me mbi 20 mijë vota individë pa asnjë impakt publik nga listat “e hapura” .
7️⃣-Ndërsa burgjet e këtyre tri qarqeve janë të mbushura me eksponent të lartë shtetëror të këtyre qyteteve (Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Durrësit, ministra, zv/ministra, drejtora të përgjithshëm etj.) rezultati zgjedhor ka njohur vetëm rritje si në numër votash ashtu edhe mandatesh.
Jo 7️⃣ por edhe 7️⃣0️⃣ arësye të tjera mund të përmend për të argumentuar se pse pikërisht Tirana, Durrësi dhe Elbasani ishin arena e manipulimit, fallsifikimit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve të 11Majit.
Ndaj, Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj, duhet të përqendrohen pikërisht në këto tre qarqe me argumenta, prova dhe dëshmi para institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për shpallje e pavleshmërisë së zgjedhjeve.
Ndërsa për punët e brendëshme të PD-s do të flas vetëm brenda forumeve të saj, me besimin që ato do të mblidhen së shpejti.
Bislim Ahmetaj/ Zgjedhjet u vodhën në Tiranë, jo në Qytetin Stalin.
Leave a comment
Leave a comment

